Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Mil  gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit 2015, zhvilloi një takim në Elbasan, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale. Ai u foli atyre për programin e PDS dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare.

"Demokracia Sociale slloganin e saj elektoral e ka “Vëmendje Qytetarëve” dhe jo pa qëllim e kemi nënvizuar këtë slogan sepse ne duhet ta kemi vëmendjen tek qytetarët, jo vetëm atëhere kur na novojitet vota e tyre por duhet ta kemi vëmendjen e qytetarëve që nga dita kur ne marrim votën e tyre dhe që duhet të plotësojmë ato kushte për të përmirësuar jetën e tyre, për ta bërë atë më të mirë", - perfundoi Milo.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)