LEZHË - Pas kalëlzimit të bërë nga një qytetar me banim në Lezhë se 3 zyrtarë të Komunes se Milotit dhe 2 qytetare kanë falsifikuar dokumentet për marrjen në pronësi të tokës së tij, nga Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar në DPQ Lezhë ka nisur menjëherë proçedimi penal në gjendje të lirë për pesë personat.

Procedohen ne gjendje te lire
B. A,  54 vjeç, banues në Milot, Kurbin, me detyrë punonjës në Komunën  Milot
Gj. Gj, 33 vjeç, banues në F/ Milot, Kurbin, me detyrë specialist në Z.V.R.P.P, Kurbin
M. V, 37 vjeç, banues në Milot, Kurbin, me dëtyrë specialist në ZVRPP  Kurbin.
A.P, 47 vjeç, banues në Shkopet, Kurbin.
Gj. P,  81 vjeç, banues  në Shkopet, Kurbin.

Sipas denoncuesit, 3 zyrtaret e komunes dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin e marrjes ne pronësi të tokës se tij duke ja kaluar 1000 m2 tokë dy shtetasve të tjerë.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale të “Shpërdorim të detyrës”dhe “Fallsifikim i dokumentave”.
 
Drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në pranga 20-vjeçari
Nga forcat e policisë rrugore në Lexhës është vënë në pranga shtetasi Rivo  Moli, 20 vjeç, banues në Balldre,Lezhë. Arrestimi i tij u bë pasi,  ditën e djeshme është kapur nga sherbimet e policisë rrugore në lagjen Beslidhja, Lezhë duke drejtuar mjetin motoçikletë tip “DAYANG” pa targa, i pa paisur me leje drejtimi.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale të “Drejtimi i automjeteve pa dëshmi”.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)