TIRANË – Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka filluar publikimin e regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme për zonën kadastrale nr. 2693, Milot, Kurbin. Ky afishim është bërë në territorin e zonës kadastrale nr. 2693, saktësisht në adresën, Hyrja e Bulevardit “Ndoc Deda”, Milot. Periudha e afishimit publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike.
Burimet zyrtare të ZQRPP-së njoftojnë se “të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 2693, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre.
Publikimi bëhet në kuadrin e Projektit të Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës. Në këtë fazë të këtij procesi, është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara.
Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kurbin”.
ZQRPP-ja sqaron se “të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik. Procesi i regjistrimit fillestar është falas për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com