Milot, përplaset autoambulanca
1 i vdekur dhe 2 të plagosu

Milot, përplaset autoambulanca<br />1 i vdekur dhe 2 të plagosu
LEZHË - Një automabulancë është përplasur me një automjet, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 2 të tjerëve. 

Ngjarja u shënua pasditen e e sotme në Milot, teksa autombulanca që transportonte një të moshuar nga Tirana për në Kukës u përplas nga një automjet tip Audi. 

Nga përplasja humbi jetën drejtuesi i automjetit, Preng Mamli 30 vjeç, ndërsa u plagosën lehtë drejtuesi i autoambulancës, si dhe pacienti që transportonte. 

aksident
(Foto nga aksidenti i makinës me ambulancën)

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe janë jashë rrezikut për jetën. 

Sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidenti të jetë bërë ndërprerja e rrugës nga ana e automjetit tip Audi.

Redaksia Online
(ac/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë