Investimi 1.2 miliardë euro për segmentin rrugor Milot – Thumanë – Kashar – Luzi i Vogël – Fier do të bëhet plotësisht nga privati. Tenderi ndërkombëtar që do të tërheqë vëmendjen e kompanive të huaja, dhe vështirë të shqiptareve për shkak të kostos tepër të lartë, pritet të përmbyllet në vitin 2026.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV, thotë se përse u zgjodh një koncesion i pastër, pra pa asnjë financim nga shteti, siç janë të famshmet PPP.
“Është koncesion nga dita e lidhjes së kontratës, dhe çdo fitues ka interes ta përfundojë sa më shpejt për ta futur në operim që të fillojë sa më shpejt dhe për të nxjerrë fitimin. I vetmi implikim i qeverisë shqiptare është garancia prej 10% e investimit ose 120 milionë euro në 16 vitet e para ku nuk plotësohet trafiku pra 32 mijë automjete. Unë besoj që të kemi mundësinë që brenda këtij viti të lidhim kontratën, dhe siç e ka ligji kompania ka muaj që të bëjë projektin”, tha Balluku.
Ministrja ka listuar disa nga kriteret kyçe që duhet të kenë ofertuesit.
“Kriteri me të cilin do të jemi shumë rigoroz është mundësia financiare. Nga ana tjetër sigurisht afati i ndërtimit luan rol, po ashtu edhe çmimi sa më i ulët i tarifës së rrugës dizajni dhe cilësia që do të ofrohet”, deklaron ministrja.
Balluku i dha përgjigje edhe akuzave të opozitës, se përse është zgjedhur që ky projekt të ndërtohet në të njëjtën gjurmë rruge.
“Shpronësimet që vlerësohen 52 milionë euro dhe nëse do të dilnim në një gjurmë tjetër do të rrisnim me 40% shumën e investimeve me paratë e shtetit”, u shpreh ajo.
Për këdo që zgjedh të kalojë në rrugën e re, tarifa që do të paguajë është 0.075 euro për kilometër, që për të gjithë gjatësinë 115 kilometra arrin në 8.6 euro. Kush për koncensionarin është që të ketë rrugë alternative, për të shmangur pagesën.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.9%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 1062
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Denoncimi i Bardhit: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! SPAK të ndëshkojë krimet zgjedhore
21 Mars, 13:08
-
Mickoski, i 'bezdisur' nga inagurimi i Tunelit të Murrizit: Ku është lidhja hekurudhore e Durrësit me Qafë Thanën?
14 Mars, 17:18
-
‘Mjafton liria’/ Braçe mesazh pas daljes së listave: Ka gjithmonë kohë për të bërë gjërat që do
13 Mars, 10:09
-
Berisha akuzon: Vetëm 10% e energjisë tregtohet, të tjerat në bursën private dhe personale të ‘Lubi Ballukut’!
5 Mars, 20:27
-
Sali Berisha: Lubi Balluku ka marrë ministritë dhe agjencitë i ka çuar në Fier të zgjidhet deputete! Gjyshi i saj ka qenë lule, kjo është e pangopur, vetëm vjedh
3 Mars, 11:23
-
Bardhi i del nga ‘rreshti’ Berishës: Kam besim te SPAK! Ish-kryeministri: PD bashkim në diversitet, por s’lejoj drejtësi politike
28 Shkurt, 13:09
-
‘11.3 kg prova’, Bardhi kallëzon Belinda Ballukun në SPAK: Aferë korruptive 80 milionë euro me dy TEC-et lundruese në Vlorë, fituesi i tenderit i paracaktuar
28 Shkurt, 11:50
-
Tani dosjet kundër qeverisë PD i mat me kile! Gazment Bardhi: Kam çuar 11.3 kg prova për Belinda Ballukun
27 Shkurt, 19:41
-
Report Tv e denoncoi, qeveria zhbën ‘VKM Balluku’, ku merrte lejet e ndërtimit për gjithë Tiranën! Vendimi i ri: Miratim vetëm për ndërtesat që pengojnë fluturimet! Rikthehen kompetencat e bashkive
19 Shkurt, 14:25
-
PD denoncon: Balluku shpërbleu kryeprokurorin që arrestoi Belerin! Kunati i Zarkës u emërua drejtor i KESH 24 orë pas arrestimit nga SPAK
18 Shkurt, 17:17
-
Berisha: Rama shkëmbeu ‘kokën’ e Olsit me Veliajn! Kush është Nesti Angoni? Ish-kryeministri: Dosjen e bëri Balluku, është ‘zhdukur’
12 Shkurt, 13:12
-
VIDEO/ Belind Këlliçi gënjen hapur! Përgënjeshtron veten brenda 4 minutave, në siklet nga akuzat se paguhet nga Belinda Balluku
5 Shkurt, 10:51
Me mire te behet autostrada Kukes- Korce.
PërgjigjuPo nqs ndodh qe te mos plotesohet numri i automjeteve qellimisht per ti marre shtetit 10% ose 120 milione Euro? Kush garanton qe numrat nuk do manipulohen qellimisht duke dhene edhe rryshfetin e duhur ne institucionet perkatese te kontrollit?
Përgjigju