Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, nga Durrësi, nisi një tur vizitash për të parë ecurinë e paketës fason një vit e gjysmë pas miratimit ku ka premtuar mbështetje dhe lehtësime të tjera për biznesin fason.
Në ish NPV-në Durrës, Ministrja Ekonomi fillimisht vizitoi kompaninë SPM Trade Concept SHPK, e cila kryen aktivitetin në fushën e fasonerisë që prej vitin 1993. Por, që prej Korrikut 2015, objekti i është dhënë kësaj kompanie nga MZHETTS sipas kontratës 1 Euro dhe janë të punësuar 140 punëtorë.
Daniela Leali, sipërmarrësëse italiane, e quajti një lehtësim për biznesin e saj nënshkrimin e kontratës së re me çmimin simbolik 1 euro. Ajo tha se shpresonte ta çonte më përpara këtë biznes duke punësuar disa grupe të tjera punonjësish.
Ministrja Ekonomi ftoi investitorët e huaj dhe vendas të shfrytëzojnë objektet shtetërore të cilat janë të gatshme për tu dhënë me qiranë 1 Euro.
“Ky është një nga ato rastet speciale, por jo i vetëm pasi ka edhe të tjerë në Shqipëri, që nga një paketë fasoni që kishte një kontratë qiraje të zakonshme, kaloi në paketën e fasonit me ndihmë ku kontrata e qerasë shkoi 1 Euro. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka marrë përsipër të listojë të gjitha pronat shtetërore të cilat janë të mundshme për t’ju dhënë bizneseve në zhvillimin e të tilla aktiviteteve si ky që është një shembull i një përkushtimi që vjen jo vetëm nga pala shqiptare por edhe investitori italian për të vijuar aktivitetin e tij. Paketa fason do të vijoj të mbështetet nga qeveria. Ata që do të kenë iniciativa për të dhënë ide investimesh do të përfitojnë nga kjo situatë e qerasë 1 euro por edhe të tjera lehtësira do të shikohen gjatë vitit që vjen”, tha Ministrja Ekonomi.
Krahas rëndësisë që qeveria i tregon biznesit të vogël e të mesëm, Ministrja Ekonomi foli edhe për bizneset strategjike që kanë shprehur interes të investojnë në Shqipëri.
“Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes po shikon me shumë vëmendje të gjitha ato kërkesa për investime strategjike që ofrohen në ministri për sektorë të ndryshëm në zbatim të ligjit për të tilla investime. Për këtë ndiqet modeli “One Stop Shop”, pra një dritare e vetme unike që është “AIDA” dhe aty mund të drejtohen të gjithë investitorët për të marrë informacion për çfarë është duke ndodhur në Shqipëri. Aktualisht kemi 4 propozime nga investitorë strategjikë, në fusha të caktuara si turizëm dhe bujqësi, dhe janë duke u shikuar me kujdes nga grupi i ekspertëve” u shpreh Ekonomi.
Në kompaninë The Star ku janë punësuar 100 persona, Ministrja Ekonomi pa nga afër procesin e punës në qepjen e veshjeve për fëmijë të destinuara për tregjet Italinë.
Sipërmarrësi Ylli Janbelli u shpreh i kënaqur kur tha se qiraja 1 Euro i josh sipërmarrësit dhe i vendos në pozita pune.
“Vendimi qeverisë shqiptare për të dhënë me 1 euro qira këto kapanone që mund të përdoren për aktivitete industriale është një nismë mjaft pozitive në investimet që do të kryejmë në këto objekte dhe punësimet. Nëse do të bëjmë një llogaritje të shpejtë aritmetike, atëherë mund t'ju them se nga tarifa e qerasë së mëparshme me 100.000 lekë shteti do të merrte të ardhura 1.200.000 lekë” u shpreh ai .
Edhe kompania DIVA AL, e cila më parë kishte një kontratë me pagesë për ambientet, që prej vitin 2015 ka lidhur kontratë 1 Euro. Sipërmarrësi Arben Prenga i ngriti Ministres Ekonomi shqetësimin e mos gjetjes së punonjësve të kualifikuar. Në kompaninë DIVA AL momentalisht punojnë 37 punëtorë me tendencë për ta çuar numrin në 50. Këtu prodhohen veshje për forcat ushtarake italiane që shërbejnë në Irak dhe Afganistan.
Po ashtu, u vizitua edhe kompania FASK SHPK e cila prodhon veshje për forcat zjarrfikëse në Itali.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com