Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish zv/ministri i Financave Florion Mima ka qenë i ftuar në televizonin A1Report në emisonin “5 Pyetjet nga Babaramo” nga gazetari Ilir Babaramo. Mima ka folur mbi situatën e ekonomike post zgjedhore dhe atë para zgjedhore.
Mima ka komentuar edhe vendimet e marra nga qeveria Rama si dhe votimin e aktit normativ. Ndërsa ndihet shumë pesimist për të ardhmen që do të ketë ekonomia shqiptare. Sipas Mimës, Rama i ka prerë në besë demokratët të cilët arritën që të prishinin konsensusin e arritur më 31 maj në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti i PD nuk e quan bojkot, qëndrimin e opozitës jashtë Parlamentit. Ndërsa rithekson edhe njëherë se tashmë PD me aleatët do t’i rikthehen jetës parlamentare.
"Këta thonë se borxhi është 560 milionë dollarë, e vetëm në këto kushte borxhi do kërcejë në 73%, gjë për të cilën ne kemi dyshime se kjo shifër është tullumbace. Deri në gusht, kur qeveria e demokratëve mund të ndihet përgjegjëse, deri në 31 gusht fiks shifra e borxhit ishte 64,5%", tha ish-zv/ministri Mima.
“Këtu nuk llogarisni detyrimet e papaguara?”, e pyet gazetari Ilir Babaramo ish-zv/ministrin. “Nëse për një punë ka pasur x para kosto dhe puna është bërë e për mungesë likuiditeti nuk është paguar, në momentin kur të ardhurat e buxhetit mblidhen këto paguhen dhe efekti është neutral”, shpjegoi Mima.
Mima i ka shtuar kësaj faktin se "fatura e borxhit në thesar është 115 milionë dollarë; kjo shifër pasi ka punë të bëra, por me situacione të paparaqitura. Sepse kur merr situacionin paguan detyrimet për TVSH-në dhe ka pasur sipërmarrës që nuk kanë pasur. Faturat janë paraqitur, por të palikuditura. Kjo pjesë duhet saktësuar. Por efekti i tyre në borxhin e vitit 2013 është zero, është neutral, se janë audituar".
"Ekonomia prodhon hyrje publike 13-14 miliardë dollarë, borxhi është gati 5% e GDP-së. Është lehtësisht i rikuperueshëm, kur buxheti i shtetit të nisë të arkëtojë", tha Mima.
Ai ka kujtuar se në shtator 2005 qeveria demokrate e gjeti Shqipërinë me 250 milionë dollarë borxhe. "Por ne iu përveshëm punës, duke shtuar të ardhurat nga 10% në 20%, 30% e me radhë".
NGA KRIZA GREKE FITUAM 300-400 MILIONË DOLLARË MË SHUMË SE PRITSHMËRIA
"Nga kriza greke Shqipëria ka fituar. Emigrantët shqiptarë, siç shpjegoi Mima, arkëtonin 300-400 milionë dollarë më shumë se pritshmëria normale për depozitat. Por jo detyrimisht i investonin këto para. Bankat ishin konservatore dhe vijojnë të jenë konservatore në kredi. Por Shqipëria është në këmbë, nuk pësoi rënie ekonomike, nuk ra në krizë", theksoi Mima.
KONCENSIONET, NUK UROJ ME SHPIRT QË TË PRISHEN KONTRATAT
Mbi koncensionet dhe vendimet e marra pas 23 qershorit, se ndoshta ishin të ngutshme dhe të nxituara, Mima u shpreh: "A ka detyrim më të madh se të mbarosh një punë për të cilën ti paguhesh. Ata kishin me muaj që prisnin për ato leje". Mbi akuzat se u ishin privatizime klienteliste, Mima u përgjigj se "janë akuza që meritojnë të analizohen; unë pres dhe do t’i nënshtrohem drejtësisë së këtij vendi. Zhurma është shumë e madhe, por nëse ka 1 cm tokë të tjetërsuar në mënyrë antiligjore jam gati të marr përgjegjësitë e mia".Nëse anulohen koncensionet?”, ishte pyetja nga Babaramo. “Nuk ua uroj me shpirt që do prishen kontratat dhe shpresoj te fjala e Ramës, që një pjesë janë si vijë logjike e punës përpara 23 qershorit”.
EKONOMIA, ME Ç'PO SHOH JAM PESIMIST SE NUK DO SHKOJË MIRË
"Nuk më bën zemra të them një fjalë të keqe për ekonominë shqiptare. Me këto që po shoh jam pesismist se nuk do shkojë mirë", i është përgjigjur Mima pyetjes së Ilir Babaramos se ç'mund të thuhet për ekonominë shqiptare. "Marrim një akt, që ka nxjerrë në rrugë 50 mijë veta. Ligji i integruar i mbetjeve, të cilat nuk janë mbetje, por janë 80% kartona, shishe plastike, dhe 20% mbetje nga vendi për një industri ku sipërmarrësit kanë bërë 200 milionë euro investime", ka thënë Mima, duke shtuar se "Rama premtoi në fushatë për heqjen e ligjit të mbetjeve dhe e bëri, por po mbjell pasiguri. Thotë do vë taksa biznesit, mbi tatim fitimin mbi të ardhurat personale, por sa do jetë ai? Sot sipërmarrësit kanë pasiguri, shenjat nuk janë të mira, por me shpirt uroj që ekonomia shqiptare të tregohet vitale për të mirën e gjithë shqiptarëve", tha ish-zv/ministri Florian Mima.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)