Mimoza Elezi, shqiptarja
që drejton emision shqip në Turqi

Mimoza Elezi, shqiptarja<br />që drejton emision shqip në Turqi
Mimoza Elezi është një personazh jo shumë i njohur në Shqipëri, megjithatë aktivitetet dhe përpjekjet e saj për të përhapur kulturën dhe gjuhën shqipe në një shtet të huaj si Turqia janë të admirueshme. Prej vitesh tashmë ajo jeton në Turqi, ku është aktore dhe ka marrë pjesë në mjaft seriale dhe filma turke.



Përveç aktivitetit si aktore Elezi drejton edhe një emision muzikor ku muzika është në pjesën më të madhe shqiptare dhe ku ajo përpiqet të zgjojë  ndjenjën kombëtare. E ftuar në rubrikën e përjavshme të emisionit Rreze Dielli, Pink Report, Elezi ka rrëfyer fillesat dhe karrierën e saj në Turqi.



Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe fillimin e xhirimeve të një telenovele ku do të jetë protagoniste dhe realizuese kryesore në të cilin dhe do të trajtojë si problematikë ushtrimin e dhunës që i është bërë shqiptarëve në Ballkan.  Gjithashtu Elezi u ndal tek dëshira dhe aspirata e saj për të hapur një shkollë shqipe në Turqi.



E çlirët gjatë intervistës Elezi shprehu emocionet e të qënurit pjesë e kësaj iniciative sa të vështirë aq edhe në shërbim të shqiptarëve.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

6/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron