Mimoza Kusari-Lila: Dikush nga
Shqipëria është paguar të më vrasë

Mimoza Kusari-Lila: Dikush nga<br />Shqipëria është paguar të më vrasë
Disa muaj pasi ishte marrë në mbrojtje nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, pasi në një garë sportive ku merrte pjesë ishte ndjerë e rrezikuar, Kryetarja e Komunës së Gjakovës ka deklaruar sot gjatë mbledhjes së asamblesë komunale se dikush është paguar për të kryer ekzekutimin fizik të saj. Madje Kusari shkon me tej me akuzat kur thote se personi qe eshte paguar per vrasjen e saj eshte nga Shqiperia.

“Po e them publikisht se kam mbrotje të afërt për shkak se është paguar dikush që të më ekzekutoj fizikisht. Ky nuk është informacion që ka dalur prej koluareve as prej odave, por është informacion që policia e Shqipërisë ia ka komentuar Policisë së Kosovës dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka ardhur urdhëresa për mbrojtjen time të afërt. Personi i paguar është nga Shqipëria, ndërsa fatkeqësia është se pazari dhe biseda për ekzekutimin tim është bërë në Gjakovë”, ka thënë Kusari – Lila për mediat kosovare.

Ndërsa burime per Shqiptarja.com nga Policia e Shtetit në vendin tonë mohojnë të kenë informacione lidhur me kërcënimin e kryetares së Komunës së Gjakovës.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot