TIRANE - Në një kohë krize ekonomike si kjo e këtyre viteve kush nuk do të donte të vishte një fustan nusërie, madhështor, por dhe të kushtojë pak. Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës çdo vit organizohet një konkurs për fustanin më të bukur të nusërisë që bëhet me letra higjienike. Këtë vit çmimin e parë të “Cheap Chic Wedding.com" e fitoi Mimoza Haska.
Mediat të njohura ndërkombëtare, i kushtuan vëmendje gruas shqiptare, me origjinë nga Korça e cila vetëm me 16 topa role me letra higjienike arriti të krijonte fustanin që shumëkush nga vajzat e reja do të donin ta vishnin në ditën e tyre speciale. "Mjellma e bukur", (kështu titullohej fustani i nusërisë) dhe emri i gruas shqiptare e cila kaloi rininë në Pogradec dhe prej 16 vitesh jeton në Carolinën e Jugut u përmend nga media të njohura ndërkombëtare.
KUSH ËSHTË MIMOZA HASKA
Me origjinë nga Korça por që kishte jetuar në Pogradec, në moshën 21 vjeçare Mimoza emigroi me prindërit e saj në SHBA. "Prindërit e mi ishin në moshë pensioni. Vështirësitë ishin të shumta dhe malli i madh, për dy vëllezërit dhe familjet e tyre, por si të gjithë të afërmit dhe të njohurit tanë morrëm rrugët e botës për një jetesë më të mirë. Punoja punëra të vështira në fabrika dhe shkoja në shkollë 2 vjeçare për parukiere në të njëjtën kohë." kujton fillimet e saj Mimoza.
Më pas u martua me bashkëshortin e saj Bledar Hysenllari, edhe ai nga Pogradeci, me të cilin ka dhe dy djemtë e mrekullueshëm Brian dhe Eduart dhe prej 16 vitesh jeton në Carolinën e Jugut. "SC (shkurtimi i South Caroline) është Shqipëria ime e dytë"- të thotë ajo duke treguar se peripecitë nuk kanë mbaruar ende. Bashkëshorti i saj për arsye dokumentacioni i duhet të emigrojë në Kanada, ku shpreson të bashkohet edhe ajo së bashku me dy fëmijët, por Mimoza është optimiste: "Vështirësitë më mësuan mua të dua jetën dhe familjen time edhe më shumë, si dhe të kërkoj nga jeta dhe më tepër"- më tregon ajo.
FUSTANET E NUSERISE PREJ LETRE
E pyes si lindi ideja e pjesëmarrjes në një konkurs të tillë dhe më tregon
"Këtu në South Caroline profesioni im si parukiere më ka dhënë nderin të njoh shumë njerëz të mirë, me ndihmën dhe dëshirën e zotit sigurisht. Gjithmonë më ka pëlqyer arti, piktura, skulptura, fotografia, sfilatat, por nuk më ishte dhënë kurrë mundësia pasi ashtu kishin ardhur rrethanat.
Shpesh herë shkoja në faqe të ndryshme arti dhe punime me dorë, apo lexoja libra. Rastësisht pashë një sfilatë me veshje të cilat ishin prej plasmasi, letre gazetash etj. "Më lindi ideja të provoja të krijoja diçka shumë të veçantë. Tek salloni i parukierisë ku unë punoj, e cila drejtohet nga Bana Trova, (edhe kja Korça) me shaka dhe duke qeshur ia nisa punës të krijoja një fustan nusërie prej letre.
Punova në të disa ditë nga pak orë, dhe më çudiste sa i bukur po dukej. Krijova disa fustane të tilla dhe dëshira e vullneti po më shtynte dhe më shumë. Duke ia treguar njerëzve krijimet e mia, shikoja se ato befasoheshin më shikonin sikur isha nga një botë tjetër. S'e kisha idenë se çfarë të bëja me to. Klientet e mia me thonin të kontaktoja me njerëz të famshëm të industrisë së muzikës apo persona të tjerë.
Vendosa të kërkoja online për konkurse për sfilata të tilla dhe rastësia më shpuri të gjeja faqen ''Cheap Chic Ëedding.com". Sapo ishte hapur konkursi për vitin 2012. Lexova të gjithë të dhënat dhe krijova fustanin të cilin Erjola Hoxha modele shqiptare këtu në USA ma zbukuroi dhe më shumë. Vjet hyra në 10 më të mirët, por nuk arrita të hyja në treshe pasi fustani ishte shumë delikat dhe u dëmtua pak. Kjo nuk më trishoi pasi unë e bëja me kënaqësi."
FITORJA
Këtë vit, me eksperiencën e fitur Mimoza vendosi të bëjë një fustan më të mirë. Konkursi u zhvillua në New York dhjetëditëshin e parë të qershorit. "Më lajmëruan se isha përzgjedhur në 3 më të mirat, nga 1100- 1300 pjesëmarrëset në konkurs. Ishte një eksperiencë shumë e veçantë dhe interesante."- më tregon Mimoza duke shtuar se këtë vit fustanin e saj e veshi një modele me origjinë nga Ballkani, kliente e saj.
Më pas erdhi dhe çmimi i parë.
"Vendimi ishte i vështirë, por juria vlerësoi detajet e fustanit të cilat ishin të mahnitshme"- thotë një prej anëtarëve të jurisë në një intervistë për Huffingtonpost.
"Intervista të shumta në New York dhe disa të tjera presin këtu në South Caroline."- tregon Mimoza shumë optimiste pasi ka fituar çmimin prej 2000 dollarësh, një shtysë për të mos hequr dorë nga ky art pasi mundësirat janë të shumta.
DETAJE TË FUSTANIT
përdori 16 topa me letra higjienike
e titulli "Mjellma e bukur"
Kokursi në New York
fitoi 2000 dollarë
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com