Nga 32 prokurorë që Ministria e Drejtësisë u ka kontrolluar punën gjatë 1 viti 24 rezultojnë se kanë shkelur ligjin dhe detyrën. Rezultatet e këtyre inspektimeve i kanë kaluar Kuvendit nëpërmjet një raporti që mban firmën e Ylli Manjanit.

Gjatë periudhës mars 2015 - mars 2016, janë ushtruar 7 kontrolle, 3 të paplanifikuara dhe 4 mbi bazë ankesash në prokuroritë e shkallës së parë në Mat, Lezhë, Pogradec, Tiranë, Vlorë, Kavajë, Elbasan.


Ministria ka kontrolluar ligjshmërinë e çështjeve të pushuara dhe mosfilluara gjatë të dy viteve të fundit të punës së prokurorëve që iu nënshtruan hetimit , 
Ministri Manjani i ka rekomanduar Prokurorit të Përgjithshëm fillimin e procedimit disiplinor për 12 prokurorë , veprimtaria e të cilëve është konstatuar me shkelje të detyrës.

Gjatë inspektimeve janë kontrolluar 1995 procedime penale nga të cilat: 654 të pushuara dhe 1340 kallëzime penale të mosfilluara.
Kanë qenë 4 shkeljet e konstatuara më së shumti gjatë kontrollit, të iniciuar që në kohën kur ministër ishte Nasip Naço.


1 Tërheqje e procedimit penal pa përfunduar hetimet paraprake. 
2. Veprime të parregullta e të vijueshme hetimore 
3. Mosfillimin i ndjekjes penale 
4.Mosrespektimin i afateve 

Për të gjitha rastet e shkeljeve Ministria Drejtësisë ka njoftuar Prokurorinë e Përgjitshëm, por jo gjithnjë ka marrë reagim.
 


ministria e drejtesise

Ministria e Drejtësisë raport në Kuvend për inspektimet në Prokurori
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)