TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, dënon ashpër sulmin terrorist të ndodhur ndaj një autobusi turistësh izraelitë, në aeroportin e Burgasit, në pjesën lindore të Bullgarisë, ku si pasojë e shpërthimit të fuqishëm rezulton të kenë humbur jetën civilë të pafajshëm dhe dhjetra të tjerë të jenë plagosur.
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave, të afërmve të tyre si dhe autoriteteve të Shtetit të Izraelit.
/Shqiptarja.com
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave, të afërmve të tyre si dhe autoriteteve të Shtetit të Izraelit.









