Kryetari i bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj ka hedhur akuza ndaj ministrisë së financave se ka tërhequr nga dega e thesarit 20 milion lekë të reja.
 
Sipas Kapllanajt kjo shumë parash do të përdorej për shpërndarjen e ndihmës sociale për 750 familje.

Rreth 750 familje të cilat përfiojnë ndihmë ekonomike në bashkinë e Mallakastrës, këtë fundvit nuk do ta marrin atë.
 
Kjo bëhet e ditur nga kryetari i kësaj bashkie, Agron Kapllanaj.
 
Ai akuzon Ministrinë e Financave se ka tërhequr nga dega e thesarit 20 miljon lekë të reja të cilat do tu shpërndaheshin për ndihm sociale.

Më tej Kapllanaj ka ngritur edhe shqetësimin në lidhje me buxhetin e parashikuar për bashkinë e Mallakastrës për vitin 2016.
 
Sipas Kapllanajt, kalimi i menaxhimit të shërbimit pyjorë dhe zjarrfikses nga bashkia me të njëjtin grant që ka patur edhe me parë është e pamundur.
 
Ai e konsideron apsurde menaxhimin e dy shërbimeve kaq të rëndësishme me të njëjtin buxhet që ka ekzistuar.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)