Ministria serbe e Mbrojtjes njoftoi se janë vrarë, të mërkurën, dy ushtarë serbë gjatë shpërthimit të një bombe të vjetër të NATO-s.
Sipas mediave serbe, kanë vdekur nënoficerët Slavisha Markoviq (36) dhe Nebojsha Miliq (37).
Ata ishin duke e pastruar një fushë nga minat që kishin mbetur nga lufta e vitit 1999 në Kosovë, kur ndodhi shpërthimi, shkruan portali i Radios Evropa e Lirë.
Incidenti thuhet se ka ndodhuri në afërsi të një barake ushtarake në Malet e Kopaonikut në kufirin Serbi-Kosovë.
Qindra fusha të minuara ku ende gjenden bomba të pashpërthyera kanë mbetur në Serbi pas fushatës 78 ditore të NATO-s, e cila u dha fund sulmeve të ushtrisë dhe policisë serbe mbi popullatën shqiptare të Kosovës.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com