TIRANE- Ndërpritet greva e urisë për 51 minatorë të zonës D në Bulqizë, pas nënshkrimit të aktmarrëveshjes mes firmës dhe përfaqësues së sindikatës së minatorëve. Zv ministri i Energjitikës Ilir Bejtja, ka shkuar sot atje si garantor për firmosjen e kësja marrëveshje
Zv/ministri i Energjisë, Ilir Bejtja shkoi sot në Bulqizë për të zhvilluar një takim me minatorët grevistë të cilët prej 3 ditësh vijonin grevën e urisë në garderobën e galerisë së minierës në zonën D.
Së bashku me kreun e sindikatave, Kol Nikolla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Minierave ata zhvilluan negociata me grevistët pa praninë e medias.
Disa orë më pas u mësua se është nënshkruar një aktmarrëveshje. Kjo aktmarrëveshje parashikon që minatorët e zonës D tu paguhen detyrimet e pashlyera prej 1 muaj nga kompania “Turalb”, t’u respektohet kontrata e punës, si dhe të paguhen normalisht për aq kohë sa në galeri të plotësohen të gjitha kushtet teknike të punës. Më pas, minatorët do të rikthehen sërish në punë me më shumë siguri për jetën.
“Kontarata e tyre e punës do të respektohet 100 % e do nisin punën sapo kompania të plotësojë kriteret e kërkuara. U garantua që të marrin rrogën e 13-të dhe lejen e zakonshme. Nga kompania, u arrit në marëveshje të bashkëpunojmë të plotësojmë kushtet”- tha Bejtja.
Zv/ministri i Energjitikës, Ilir Bejtja në një lidhje telelfonike për A1Report theksoi se këto masa janë ndërmarrë për arsye se qeveria ka në plan të parë sigurinë e jetës së njeriut.
Më pas, sipas kësaj aktmarrëveshje, pas plotësimit të kushteve teknike, minatorët do të rikthehen sërish në punë me më shumë siguri për jetën.
51 minatorë hynë në grevë urie 3 ditë më parë, për shkak se policia private e kompanisë koncesionare “Turalb” nuk i lejoi të punonin, pa u dhënë asnjë shpjegim për këtë ndërprerje. Pak kohë më parë, ministria e Energjetikës bllokoi licencën e kompanisë “Albchrom” për zonën D pasi nuk plotëson kushtet teknike.
Korrespondenti ynë në Bulqizë Daniel Shehu informon herët në mëngjes se 4 minatorë kishin pasur probleme shëndetësore dhe ishin nën kujdesin e mjekëve.

(Foto: Minatorët e Bulqizës në grevë)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com