Deputeti Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit ironizoi kohën e Berishës, kur premtonte për pensionet në fshat dhe mëgjithatë nuk bëri asgjë nga ato që thoshte me populizëm.
'Këtu në këtë sallë ka qenë njëri që ulërinte, thoshte unë jam unë, se mua ma thonë emrin kështu, s’ka pensione nën 100 dollarë në fshat. E bëri? Asnjëherë. Asnjëherë. Asnjëherë nuk e bëri. Edhe tani që është atje, merr rrogë deputeti. Nuk merr rrogë që i ka taksur vetes. Se moshën e ka, kontributet në punë i ka. Mund të merrte atë. Jo, merr rrogën e deputetit', tha deputeti socialist.
Sakaq, Braçe iu drejtua edhe ministrit të Ekonomosë, Inovacionit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, në lidhje me pensionet e minatorëve duke shprehur qëndrimin e tij për rregullime ligjore për të korrigjuar të mëparshmet që janë bërë ndër vite.
'E fundit, ministër (i drejtohet Gonxhes) që doja ta thoja. Kemi bërë gabime të mëdha me ligjet kohë pas kohe që janë miratuar këtu. Atje përjashta çdo ditë të enjte vijnë ca minatorë, janë ish-minatorë. Sot kuptova se çfarë u është bërë atyre njerëzve. Janë nxjerrë në vitin ’94-95 në pension të parakohshëm të pjesshëm dhe ata vazhdojnë nga 1994 me atë pension të pjesshëm dhe të parakohshëm. Pavarësisht se kanë bërë punë të tjera pasi kanë dalë në atë pension. Kanë kontribuar me sigurime shoqërore, atyre nuk iu njihet pensioni i plotë i pleqërisë, por iu njihet pensioni që kanë marrë me vendim në vitin ’94-’95.
Dhe e dyta që është më e rëndësishme, ne në këtë sallë u kemi dhënë mundësi që të dalin që nga mosha 65 vjeç të dalin në pension në moshën 55 vjeç. Dhe çdo vit, për çdo vit të punës nën tokë u kemi shtuar 1% pension suplementar. Po e dini që ata nuk e marrin suplementarin ditën që dalin në pension në moshën 55 vjeç? Po e marrin kur bëjnë 65 vjeç nëse e arrijnë atë moshë. Këto janë gabime që janë bërë kohë pas kohe në parlament dhe duhen korrigjuar', shtoi Braçe.
Lajmi kryesor:
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, Kuvendi miraton ligjin! Opozita: I porositur nga oligarkët, e çojmë në Kushtetuese! PS: Panik i pajustifikuar
G.K/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Mbyllet seanca maratonë në Parlament, 2 deputetët e PDIU ‘shpëtojnë’ mazhorancën! Votohen projektligjet, mungojnë shumë ministra
12 Dhjetor, 21:06
-
Shmangia e konsultimeve formale dhe referendumet lokale për një qeverisje të hapur, të tjera gjetje dhe rekomandime të ekspertëve te ‘Antikorrupsioni’
7 Dhjetor, 08:49
-
Sherrnajet parlamentare, harxhim kohe dhe energjie opozitare
6 Dhjetor, 15:39
-
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
5 Dhjetor, 12:44
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor, 09:49
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor, 14:55
-
Kuvend, Buxheti 2025 kalon me 75 vota pro, vetëm 24 kundër! PS rrëzoi të gjitha amendamentet e PD dhe PL, Malaj: E kthejnë në buxhet piramidal
3 Dhjetor, 11:00
-
Berisha rikthehet në Kuvend: Rama mendoi se do eliminonte opozitën! PS: Koha jote ka perënduar, mban peng PD
3 Dhjetor, 07:23
-
Ekzekutimi i pagesës 110 mln euro për Becchettin, PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama! Bardhi: Kërkojmë informacione të detajuara
2 Dhjetor, 16:42
-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
2 Dhjetor, 15:29
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27