Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, Kuvendi miraton ligjin! Opozita: I porositur nga oligarkët, e çojmë në Kushtetuese! PS: Panik i pajustifikuar

TIRANË-Pronat shtetërore do të mund të shkëmbehen me ato private të bizneseve të ndryshme. Kuvendi miratoi sot me 68 vota pro, 2 abstenim, dhe 21 kundër, projektligjin për ndryshimin e aktit normativ për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta.

Kalimi për në seancë plenare me shpejtësi i projektligji, nxiti debatin që në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteje (16 maj). Opozita kërkoi heqjen nga rendi i ditës, duke akuzuar mazhorancës për klientelizim dhe korrupsion.

“Ju kërkoj ta tërhiqni këtë pr.ligj, është antikushtetues, i porositur që do të marrë edhe  ato pak prona shtetërore që i kanë mbetur shtetit, pronat shtetërore do i jepen privatit për kulla. Vetëm kryeministria do mbetet nesër se atë nuk e lëshon, çdo godinë shtetërore do i jepet privatit”, tha deputetja demokrate Dhurata Çupi.

“Duhet ta tërhiqni, ta kaloni në konsultim publik. Abuzim me pronat publike janë të tmerrshme. T’i dhurosh oligarkut atë që deri dje e mbulonit me ligjin për investitorët strategjik”, tha deputeti Arbi Agalliu.

Por, përgjigjen opozita e mori nga deputeti propozues, kryetar i komisionit të Ekonomisë, Shalsi.

“Pse nuk dëgjove rastet kur qeveria e kaluar kishte shkëmbyer prona me privatin.  Synimet janë të qarta, po sanksionojmë një të drejtë që është në Kodin Civil, asgjë më shumë, asgjë më pak. S'kam gjetur, asnjë argumentim nga ju, përvese një alarmi të rreme, një paniku të pajustifikuar se pse nuk duhet ta votojmë sot. Ligji hap një perspektivë të re.”, u shpreh Shalsi.

Më herët kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quajti draftin të porositur nga mafia e pronave publike.

“Ky është Edi Rama, nga njëra anë propozon rezolutë kundër korrupsionit, nga ana tjetër e përdor atë për të fshirë buzët e pushtetit të trashura nga gostitë korruptive me pronat e shqiptarëve”, shkroi Basha.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku, paralajmëroi se ligjin do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas ndryshimeve ligjore pronat shtetërore, subjekt privatizimi, do të shkëmbehen me ato private nëse do të kërkohen nga biznesi, ndërsa shembja e objekteve brenda këtyre pronave do të bëhet me shpenzimet e privatit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:33
Kuvend/ Ratifikohet marrëveshja me Italinë për pensionet! Kuvendi miraton kalimin e pronës shtetërore te privati! Votohet edhe ligji për Interpolin

1715873163_kuvendiiii.JPG

Kuvendi miratoi 6 pr/ligjet në rend të ditës.

Kështu sot u miratua me 92 vota pro projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”.

Kuvendi miratoi me 92 vota pro edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërie dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, mbi privilegjet dhe imunitetet për Konferencën e 51-të Rajonale Evropiane, që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2024”.

Sot u miratua me 92 vota pro edhe projektligji “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Kuvendi po ashtu, miratoi me 68 vota pro, 2 abstenim dhe 21 kundër projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, “Për miratimin e aktit normativ nr. 4, datë 9.7.2008, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve'”‘, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7 .2008, të ndryshuar”.

Deputetët miratuan me 89 vota pro edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit”.

Kuvendi miratoi me 71 vota pro edhe projektligjin “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”.

Ora 19:06
Pr.ligji për pronat/ Tabaku: Duhet të pengohet, ndryshe do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se ligji për pronat, është një ligj që vjen i maskuar si propozim deputetësh, por në fakt është në funksion të biznesmenëve. Sipas Tabaku ligji nuk ka asnjë interes për qytetarët e thjeshtë, por u shërben biznesmenëve.

Tabaku tha se 'ky ligj duhet të pengohet ndryshe, do të ketë fatin e ligjeve të tjera në Gjykatën Kushtetuese'.

Pak ditë më parë bëri lajm në media që një ish-drejtori të policisë i kishin konfiskuar prona me të ardhura 10 mln euro. Sa kohë i duhet një shqiptari të bëjë këtë pasuri me punë të ndershme. Ky nuk është rasti i parë dhe as i vetëm. kemi shembuj që tregojnë fabulën e një korrupsioni të ngritur në sistem. Nuk mundet dot të angazhohen për të luftuar korrupsionin dhe të angazhohesh me ligje. Propozimi i Shalsit, si ndodh rëndomë propozimet u zhvilluan e ndryshuan nga një rregullim burokratik n një transferimi ligjor. Ky është ligji i 18 që kap shtetin. Anashkalon konsultimin publik, njësoj si ligji i zonave të Mbrojtura është i sponsorizuar. Vjen i maskuar si propozim deputetësh por është në funksion të biznesmenëve. Sot sektori me abuzimin më të madh është sektori i pronave. Kur ka një leje zhvillimi i japin të drejtën të prishë objektet që janë atje.’- tha Tabaku.

Ora 18:40
Pr.ligji që pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, Shalsi fton opozitën ta votojë: Po bëni panik të pajustifikuar

Kuvend po diskutohet projektligji për pronat shtetërore, të cila mund të shkëmbehen dhe ti kalojnë privatit. Deputeti i Partisë Socialist Eduard Shalsi, i cili është edhe nismëtari i këtij projektligji, ftoi opozitën që ta votojë dhe tha se po krijon panik të pajustifikuar.

Sipas Shalsit ligjërimi i shkëmbimit, vjen si rezultat i rasteve të ndodhura gjatë këtyre viteve, ku procedura e shkëmbimit është bërë me procedurë të posaçme, sepse ligji nuk e parashikonte.

‘Harmonzion në një pikë të vetme sektorin që merret me pronat. Procesi i privatizimit çfarë synon, pronën publike që nuk i shërbejnë më pronës publike, ndaj qeveritë në vite kanë marrë përsipër ti privatizojnë. Privatizimi, njihte një veprim juridik kontratë që kishte të bënte me shitjen. Ndër vite ngërçi i procesit të privatizimit ishte sa i gjatë aq edhe i pazgjidhur.

Nuk kemi ardhur në një debat nga hiçi por ka lindur në vite dhe nga korrespondencat kur kishit me bashkinë ka qenë diçka që edhe ju e keni kërkuar, por nuk keni arritur ta bëni. Kam bërë me dhjetëra konsultime, me punonjës që kanë një memorie institucionale. Prisja të na tregonit, që të lidhnit pasojat e këtij rreziku që po na kanoset nga ky hamendim ligji. 

Nga 2008 kur është miratuar akti normativ ka lindur si nevojë edhe përfshirja përpos metodës klasike të privatizimit me para edhe i shkëmbimit. Nëse do të donit të mbani mend mjaftonte të referohej. Mund tu sjellë edhe rast se të KMSH-së por të thuash se sot se kati i shkëmbimit është rrezik kombëtar o je i paditur ose je dashakeq. Po më bezdis.

Kishte ardhur koha për një ndryshim të tillë. Nga ky moment ne këto kohë kemi folur për një proces shumë interesant, pra monitorimi i ligjeve mbasi miratohet. Hajde ta bëjmë pjesë këtë ndryshim të cilat do t’i monitorojmë. Mund të provojmë, le ta fillojmë e ta vendosim të kalendarin e kuvendit që të ndjekim çfarë synon ky akt. Kjo është lehtësisht e provueshme. Këtë ndryshim ligjor e kemi marrë përsipër me ju ose pa ju.

Synojmë që në momentin që është dhënë një leje zhvillimore mbi një territor në të cilin ekzistojnë objekte pambarimisht sa të amotrizuar janë po kërkojmë që këto objekte kanë një vlerë kontabël të rivlerësohen të prishen nga zhvilluesi i projektit dhe të rivlerësohen me vlerë financiare.

Një prone shtetërore që ka humbur dobinë e saj, është marrë vendimi për tu privatizuar mbasi është lidh kontrata dhe investitori do të bëj investimin objektet në atë territor duhet prishur dhe duhen prishur mbi bazën e një akti në këtë mënyrë në kompletojmë procesin dhe i japim zgjidhje një problemi, të zgjidhur Ad Hoc por që kurrë nuk ka marrë zgjidhje. Nuk kam gjetur, përveçse një alarmi të rreme, një paniku të pajustifikuar se pse nuk duhet ta votojmë sot. Hap një perspektivë të re.’- tha Shalsi.

Ora 17:25
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe INTERPOL, Naço: Lajm i mirë që konferenca zhvillohet në Tiranë, marrin pjesë rreth 50 delegacione

1715873163_kuvendiiii.JPG

Kuvend po diskutohet për marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, mbi Privilegjet dhe Imunitetet për Konferencën e 51-të Rajonale Evropiane, që do të mbahet në Shqipëri, nga data 11-13 qershor 2024

Deputeti i PS Nasip Naço e konsideroi një lajm të mirë mbajtjen e konferencës në Tiranë, ndërsa theksoi se do të marrin pjesë rreth 50 delegacione.

“Lajm i mirë që Interpol zhvillon takime në Tiranë. Rreth 50 delegacione pjesëmarrëse në këtë konferencë. Më lejoni të përcjell konsideratat e mia për këtë konferencë”, tha ai.

Ora 14:42
'Minatorëve nuk iu njihet pensioni i plotë', Braçe ngre shqetësimin: Sot kuptova çfarë u është bërë atyre njerëzve! Marrin pension të pjesshëm prej '94

 

Deputeti Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit ironizoi kohën e Berishës, kur premtonte për pensionet në fshat dhe mëgjithatë nuk bëri asgjë nga ato që thoshte me populizëm.

'Këtu në këtë sallë ka qenë njëri që ulërinte, thoshte unë jam unë, se mua ma thonë emrin kështu, s’ka pensione nën 100 dollarë në fshat. E bëri? Asnjëherë. Asnjëherë. Asnjëherë nuk e bëri. Edhe tani që është atje, merr rrogë deputeti. Nuk merr rrogë që i ka taksur vetes. Se moshën e ka, kontributet në punë i ka. Mund të merrte atë. Jo, merr rrogën e deputetit', tha deputeti socialist.

Sakaq, Braçe iu drejtua edhe ministrit të Ekonomosë, Inovacionit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, në lidhje me pensionet e minatorëve duke shprehur qëndrimin e tij për rregullime ligjore për të korrigjuar të mëparshmet që janë bërë ndër vite.

'E fundit, ministër (i drejtohet Gonxhes) që doja ta thoja. Kemi bërë gabime të mëdha me ligjet kohë pas kohe që janë miratuar këtu. Atje përjashta çdo ditë të enjte vijnë ca minatorë, janë ish-minatorë. Sot kuptova se çfarë u është bërë atyre njerëzve. Janë nxjerrë në vitin ’94-95 në pension të parakohshëm të pjesshëm dhe ata vazhdojnë nga 1994 me atë pension të pjesshëm dhe të parakohshëm. Pavarësisht se kanë bërë punë të tjera pasi kanë dalë në atë pension. Kanë kontribuar me sigurime shoqërore, atyre nuk iu njihet pensioni i plotë i pleqërisë, por iu njihet pensioni që kanë marrë  me vendim në vitin ’94-’95.

Dhe e dyta që është më e rëndësishme, ne në këtë sallë u kemi dhënë mundësi që të dalin që nga mosha 65 vjeç të dalin në pension në moshën 55 vjeç. Dhe çdo vit, për çdo vit të punës nën tokë u kemi shtuar 1% pension suplementar. Po e dini që ata nuk e marrin suplementarin ditën që dalin në pension në moshën 55 vjeç? Po e marrin kur bëjnë 65 vjeç nëse e arrijnë atë moshë. Këto janë gabime që janë bërë kohë pas kohe në parlament dhe duhen korrigjuar', shtoi Braçe.

Ora 14:25
'Flisni për autobusë drejt Greqisë', Braçe irritohet me opozitën: Po për dokumentat e shqiptarëve atje pse nuk flisni? Po për pensionet? Keni bërë marrëveshje tek Agimi i Artë

 

Deputeti Erion Braçe nga foltorja e Kuvendit shprehu irritimin e tij nga deputetëve të opozitës në lidhje me pretendimet e tyre për autobusat në Greqi nga Shqipëria për takimin e Ramës me diasporën në Athinë. Braçe 'shpërthen' ndaj opozitës që nu ngre çështjen e pensioneve të shqiptarëve që punojnë prej 30 e ca vitesh në Greqi apo për dokumentat e tyre në shtetin grek të cilat nuk iu jepen.

'Ju kam dëgjuar gjithë javën që keni folur për autobuza, për punonjës administrate që kanë shkuar e kanë ardhur në Greqi për një takim të kryeministrit me shqiptarë. Po si  nuk iu a zuri një herë goja një javë rresht, e ajo çështja e pensioneve të punëtorëve shqiptarë 30 e ca kusur viteve në Greqi është një çështje themelore që e kemi të përbashkët, si socialistë e demokrat. Po si ka mundësi edhe sot këtu nuk e përmendi njeri. Po prit më se ta kuptoj përmendjen e çështjes së luftës, edhe një herë që ta përmendi çështjen e luftës në këtë sallë kur keni bërë aleancë edhe marrëveshje vetëm 2 muaj e fundit tek Agimi i Artë në Greqi.

Po pse çështjen e pensioneve e keni të vështirë ta përmendni. Po pse çështjen e dokumentave të shqiptarëve atje e keni të vështirë ta përmendni. Po si ka mundësi që ministri i Ekonomisë atje në parlamentin e Greqisë çohet dhe i trajton shqiptarët, punëtorët shqiptarë thjesht e vetëm si bujkrobër që duhet t’iu jepen letra pune, jo letra qëndrimi. Dhe nuk reagon kush nga ju. Ça halli është? Po si e pranoni që ca njerëz, shtetas shqiptarë këtu brenda territorit, ju paguhen pensione për andej, po që s’janë pensione kontribute përmes sigurimesh shoqërore. Po janë pensione homogjenësh. Kurse për çështjen e punëtorëve shqiptarë atje nuk thoni asnjë gjë', tha Braçe.

Ora 12:52
Takimi me shqiptarët në Athinë, Klosi - opozitës: Politika juaj e ballkonit të ‘non gratës’ donte ta kthente në një takim politik, në sallë kishte dhe të djathtë

 

Deputeti socialist Blendi Klosi, teksa ka folur sot në Kuvend për takimin  e mbajtur pak ditë më parë në Athinë me shqiptarët që jetojnë atje, hodhi akuza në drejtim të opozitës dhe ish- kryeministrit Sali Berisha, duke thënë u munduan që ta kthenin atë në një takim politik. 

Ai tha se në atë takim kishte edhe mbështetës të djathtë.

“Mbi 10 mijë shqiptarë, punëtor të thjesht u mblodhën në Athinë në një tubim i bazuar në ngjyrat kuq e zi dhe aspak në një logo partie, për të folur të gjithë së bashku me një zë për atë çfarë ata duan që të arrijnë,  të drejtat e tyre në vendin ku ata jetojnë. Ishin më shumë se 10 mijë vetë, disa ngelën jashtë sepse aq ishte salla dhe nuk kishte një pallat më të madh. Duhet që të dilnim në shesh, por në sheh nuk na jepnin leje. Dhe pse prej shumë vitesh vazhdon e njëjta politik, e cila kërkon që të ndrydh zërin dhe kontributin dhe veprën e atyre shqiptarëve që jetojnë atje. Edhe sot dëgjoj mërmërimat tuaja, që fatkeqësisht politika juaj e mbrapsht e ballkonit të non gratës kërkoj që edhe atë takim ta kthente politik. Ju garantoj që në atë sallë kishte të majtë, por kishte edhe të djathtë”, tha ai.

Ndër të tjera, Klosi theksoi i kujtoi opozitës se do të ketë edhe takime të tjera si në:  Itali, në Londër dhe Dusseldorf në Gjermani.

 “Kam dëgjuar nga opozita pyetje se çfarë fituan shqiptarët në atë takim të madh në Athinë? Dhe i them sot që shqiptarët fituan dinjitetin, u bënë të gjithë bashkë, dëshmuan se fal punës së tyre ata janë një forcë e madhe europiane në atë shtet. Pas Greqisë, shumë shpejt do të jemi në Italinë e Veriut në datën 26 maj, në 2 qershor në Londër, në 16 qershor në Dusseldorf ”, tha ai.

Ora 10:44
Opozita kërkon heqjen nga rendi i ditës të pr.ligjit për privatizimin e pronës shtetërore: Do ia dhuroni oligarkëve

 

Projektligji për privatizimin e pronës shtetërore ka nxitur debate që në nisje të seancës plenare. Deputetja demokrate, Dhurata Çupi i kërkoi PS që të tërhiqet nga ky pr.ligj duke thënë se është abuziv dhe klientelist. Çupi tha se përmes këtij ligji godinat shtetërore i jepen privatit.

“Ju kërkoj ta tërhiqni këtë pr.ligj, është antikushtetues, i porositur që do të marrë edhe  ato pak prona shtetërore që i kanë mbetur shtetit, pronat shtetërore do i jepen privatit për kulla. Pr.ligj që i jepen klientëve të qeverisë që kanë marrë në bregdet pronat me ligjin për investimet strategjike, është ligj antikushtetues, shkatërron vendin. Vetëm kryeministria do mbetet nesër se atë nuk e lëshon, çdo godinë shtetërore do i jepet privatit”, tha Çupi.

Përgjigjja iu dha nga deputeti socialist Eduard Sahalsi.

“Unë jam iniciuesi i këtij propozimi. Çdo godinë shtetëror e do i jepet privatit. Ja u thash dhe atë ditë, në rastin më të mirë jeni e painformuar, në rastin më të keq me ligësi kërkoni të dezinformonani. Pse nuk qëndruar në komisionin e ligjeve teksa jepja argumente. Pse nuk dëgjove rastet kur qeveria e kaluar kishte shkëmbyer prona me privatin.  Synimet janë të qarta, po sanksionojmë një të drejtë që është në Kodin Civil, asgjë më shumë, asgjë më pak.

Edhe deputeti demokrat Arbi Agalliu kërkoi tërheqjen e këtij ligji, duke thënë se më këtë ligj i dhurojnë oligarkëve pronat shtetërore. Agalliu tha se amendamentet nuk kanë kaluar konsultimin publik.

“Nuk është propozimi juaj, ju keni propozuar kalimin nga Ministria e Financave te e Ekonomisë, Janë amendamente që s’kanë kaluar konsultim publik. Keni futur javën e kaluar dy amendamente që ndryshojnë thelbin e këtij pr.ligji, duhet ta tërhiqni, ta kaloni në konsultim publik. Abuzim me pronat publike janë të tmerrshme. T’i dhurosh oligarkut atë që deri dje e mbulonit me ligjin për investitorët strategjik. Për aq kohë sa janë shtuar amendamente të reja, këtu fshihet abuzimi me pronën. Është të vjedhësh me lezet, kjo është në fund të ditës. Nuk është meraku i madh i përdorimit të këtyre pronave publike”, tha Agalliu.

Propozimi i opozitës për ta hequr nga rendi i ditës nuk u miratua, pasi vetëm 5 deputetë opozuitarë votuan pro heqjes nga rendi i ditës.

Ora 10:32
'Marrim pension qesharak', deputeti Erion Braçe takohet me minatorët para selisë së Kuvendit

 

Deputeti Erion Braçe para nisjes së seancës së sotme parlamentare, është takuar me një grup minatorësh që po protestonin para Kuvendit.

Braçe ka ndaluar dhe ka dëgjuar ankesat e tyre. njëri prej tyre shprehet se ajo që marrin nuk iu del për shpenzimet më bazike.

'Pensioni ynë nuk duhet të jetë nën 700 mijë lekë. Marrim një pension qesharak. Ne do hamë, duhet të paguajmë taksat tona', thotë një prej minatorëve.

Minatorët prej kohësh kanë dalë nëpër protesta para Kuvendit, ku i kanë kërkuar deputetëve të votojnë statusin e minatorit dhe rritjen e pagave dhe pensioneve për minatorët që nuk janë më në punë. 

Ora 10:22
Alibeaj: Rama do që të grabisë edhe votat e emigrantëve, Shqipëria një zonë zgjedhore

 

Ndërsa në grupin e dialogut Rithemelimi dhe PS kanë shprehur vullnetin për realizmin e votës së emigrantëve, Partia Demokratike thotë se Shqipëria duhet të kthehet në 1 zonë zgjedhore dhe kështu vota e diasporës do të jetë e barasvlefshme me atë të shqiptarëve që jetojnë në vendin tonë.

Alibeaj thotë se Rama e do votën e diasporës për t’i grabitur votat, e ndërsa shton se në këtë pikë po i bën hije edhe Rithemelimit.

“E kemi bërë të qartë, e kemi shkruar dhe kemi depozituar në Kuvend që më 15 nëntor të viti të kaluar. Vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë të llogaritet me atë që quhet 1 zonë zgjedhore. Varianti që kërkon Rama është që vota e diasporës të depozitohet sipas qarqeve. Nëse i duhen në Gjirokastër edhe 500 vota për të marrë një mandat më tepër i gjen në Janinë, nëse i duhen në Durrës shkon i gjen deri në ankona ose bari. Ky është kurthi më i madh që po gatuan mazhoranca, prandaj kemi kërkuar që Shqipëria të jetë një zonë që vota e tyre të mos shërbejë si një mjet në dorën e Ramës për të grabitur votat”, tha Alibeaj.

Ora 10:17
'Mbështesim SPAK', Alibeaj: Prokuroria e Posaçme nuk po amniston njeri! Lëvizjet e Ramës duan ta asfiskojnë

 

Sekretari i Partisë Demokratike, Enekeljd Alibeaj mbajti një prononcim për mediat para hyrjes në seancën plenare në Kuvend. Alibeaj u ndal tek vota e diasporës, duke u shprehur se do të bëhet një kallëzim prej PD-së në mënyrë që mazhoranca të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e detyron qeverinë të mundësojë votën e diasporës.

‘Një nga çështjet më të rëndësishme janë propozimet tona për reformën zgjedhore. Ka kaq kohë që nga çështjet më kryesore si vota e diasporës, mbahen në sirtarët e këtij parlamenti me idenë që me kalimin e ditëve të bëhen më të pamundura zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kemi depozituar një kallëzim penal për të detyruar këtë parlament për të zbatuar votën e diasporës. Është parlament privat që miraton ligje korruptive’, thotë Rama.

Nga ana tjetër sa i përket protestave para bashkisë prej Rithemelimit, Alibeaj shprehu mbështetje për SPAK-un në punën e saj duke thënë se ata 5 drejtorë shkuan atje prej punës së Prokurorisë së Posaçmë.

'Qëndrimi ynë dhe besoj e çdo mendje është mbështetja e SPAK. Ata 5 drejtorë janë atje prej SPAK. Mënyra më e sinqertë është mbështetja e SPAK. U bë disa javë që statusi i prokurorëve të SPAK duhet një orë e më parë të miratohet nga ky parlament. Duke mbështetur SPAK, që edhe kryeministri të shkoj kokëulur atje. Ajo çfarë po them është që SPAK nuk po amniston zv.kryeministrin, ministrat, drejtorët, nuk po amniston Erion Veliajn, Ballukun. Kam të gjithë arsyet që nuk do amnistojë as Edi Ramën. Mbështetje e SPAK, me burime financiare, njerëzore. Çdo lëvizje tjetër për të futur duart në reformën në drejtësi është lëvizje e Ramës për të asfiksuar SPAK', shtoi Alibeaj.

Së fundmi dha dhe një koment për tubimin e Ramës në Athinë duke folur për sallë të mbushur me patronazhistë.

'Grupi i dialogut ka patur vetëm një fryt të rrënojë reformën zgjedhore, votën e diasporës, listën e hapur. Prej muajsh dergjen në sirtarët e Nikollës. Grumbulloi vetëm njerëzit e vet me patronazhistët e vet.'

Ora 09:44
Pronat shtetërore shkembehen me privatet/ Sot në Kuvend pr/ligji, Basha: Korruptiv, po imitohet skema e inceneratorëve

Partia Demokratike zyrtare është kundër pr/ligjit për kalimin e pronës shtetërore në private që do të kalojë sot për shqyrtim në Kuvend.

Në një postim në facebook Basha e gjuan ligj korruptiv është në vazhdën e ligjeve të porositur nga oligarkia, duke imituar skemën e inceneratorëve. 

“Sot në rendin e ditës është futur një projekt-ligj me porosi nga mafia e pronave publike. Tinëzisht dhe në bashkëpunim me qeveritarët e korruptuar ata duan ta përvetësojnë pronat publike nëpërmjet shitjes me ankand, tjetërsimit dhe shkëmbimit me pasuri private nga institucione në varësi të Kryeministrit apo të organeve të qeverisjes vendore. Ky ligj korruptiv është në vazhdën e ligjeve të porositur nga oligarkia, duke imituar skemën e inceneratorëve. 

Ky është Edi Rama, nga njëra anë propozon rezolutë kundër korrupsionit, nga ana tjetër e përdor atë për të fshirë buzët e pushtetit të trashura nga gostitë korruptive me pronat e shqiptarëve.

Kjo është hipokrizia shtinjake e një pushteti të kalbur që premton publikisht në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se do të futet në dietë, ndërsa në skutat më të errëta të Kuvendit nxiton të përgatisë ligje për të gllabëruar pronën publike në dobi të një grushti oligarkësh dhe në dëm të shoqërisë shqiptare.

Nuk mendojnë asnjë çast të hapin vende të reja pune për qytetarët, por vetëm planifikojnë vjedhjen e radhës në bashkëpunim me oligarkët. Bëjnë mirë të tërhiqen përpara se të përfundojnë pas hekurave ku nuk ka Edi Ramë që t’i mbrojë!”

 

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doktori: 17/05/2024 10:14

    Nëse këto prona të ashtuquajtura shtetërore të kenë qenë prona të konfiskuara nga shteti komunist, t'i kthehen pronarëve të ligjshëm, ose të përdoren për kompensim. Shteti nuk i mban dot, ndaj i duhen kaluar privatit.

    Përgjigju
  • Iris: 17/05/2024 02:06

    PD duhet te mendonte per kete dite 32 vjet perpara.Shume vone tani te kujtoheni per pronen publike.Kur oligarket e Berishes morren e privatizuan tere ato kombinate,fabrika,HEC,kampe punetoresh e pionieresh etj,lista vazhdon pa fund,pse te mos marrin tani dhe oligarket e Rames?! Shqiperia eshte bere kos,i keni luget e arta gati?!

    Përgjigju
    • Besi: 17/05/2024 07:42

      ate prit ti dhe oligarket po te gjeni nje flamur tjeter se ky me fytyra nuk u ecen me te mbroni ate qe nuk mundeni kur i privatizuat keto prona me letra me hile

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë