Futbolli ka të ardhme. “Mini El Clasico”, ndeshja e të rinjve nën 10 vjeç mes Real Madridit dhe Barcelonës, u bë virale në rrjetet sociale. Më shumë se 15 milionë njerëz ndoqën golat dhe detajet nga kjo përballje në internet.
Të gjithë ata që panë futbollistët e rinj në aksion u kënaqën me cilësinë e lojës për atë moshë. Real Madridi fitoi 4-1 dhe në veçanti u dallua djaloshi i Real Madrid me numrin 10, Ugo Fernandez.
Lojtari i ri në mesin e fushës mbante në këmbë regjinë e lojës së “Galaktikëve”, madje super i talentuari Ugo Fernandez arriti të shënonte dy gola ndaj rivalit të përjetshëm.