Minierat i kërkuan ndihmë
Berishës e ministrave

TIRANE- Ministria e Ekonomisë sqaron se “Shoqëria “Albminiera” sh.a, e cila menaxhon me aktivitetin e saj territoret e 33 ish minierave, të shtrira në 4 prefektura ka bërë me dije në disa raste të përsëritura institucionet përgjegjëse për situatën e vështirë financiare dhe pamundësinë për të kryer funksionet. Konkretisht, Albminiera i ka shprehur këtë shqetësim Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës 4 herë (shkresat: Nr.124, datë 05.09.2011; Nr.46, datë: 16.03.2012; Nr.124, datë: 07.11.2012; Nr.26./1, datë 29.04.2013) dhe Ministrisë së Financave me shkresën Nr.26, datë: 20.03.2013.

Duke mos gjetur zgjidhje i është drejtuar edhe Kryeministrit të Republikës me shkresën Nr.124/1, datë: 30.11.2012. Në këto shkresa, shoqëria aksionere “Albminiera” sqaron se menaxhon me aktivitetin e saj territoret e 33 ish minierave. Në organikën e saj, shoqëria ka vetëm 33 roje për të ruajtur asetet e këtyre ish-minierave, ku do duheshin 120 roje për 3 turnet. Një situatë e tillë e ka bërë thuajse të pamundur kontrollin dhe ruajtjen e territoreve të 33 minierave në juridiksionin e “Albminiera” sha.

Aktualisht, shoqëria ka të miratuara nga Këshilli Teknik i AKBN-së, si e vetmja strukturë që ka tagrin ligjor për këtë proces, Projektet me Preventivat përkatëse për 290 punime minerare të hapura, 66 prej të cilave janë mbyllur pas urdhërit të ministrit në vitin 2008. Për të realizuar “Mbylljen” e 224 punimeve minerare të hapura, sipas preventivave të mbylljes, nevojiten 62,566,911 lekë”.
 
 Shkrimi u publikua sot (7.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati