TIRANË - Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri përmes një konference për shtyp, ka prezantuar rezultatet e kontrollit një mujor në subjektet mirerare që veprojnë në Bulqizë. Ministri Gjiknuri ka bërë të ditur se, gjithsej janë kontrolluar 39 subjekte, përfshirë dhe ACR-në. Ministri raportoi se mes 24 lejeve të pezulluara dhe të revokuara për shfrytëzimin e rezervave minerare është dhe shoqëria Albchrom në pronësi të Samir Manes, ndërkohë që 5 leje janë revokuar.
Ministri bën apel që investitorët të paguajnë detyrimet brenda 10 ditësh në të kundërt lejet e pezulluara do të revokohen.
GJIKNURI: GREVA E NXITUR NGA INVESTITORET, VEPER PENALE
Ministri tha se greva e minatorëve nxitet nga investitorët për të mos ushtruar kontroll.
“Investitorët po luajnë me jeten e këtyre njerëzve, duke i futur në greva urie. Çdo masë e marrë nga ana ime është në funksion të jetës publike, nëse këta administratorë nxisin njerëz për të penguar shtetin, nxisin vepër penale. Kush do të ushtrojë presion për të mos ushtruar kontroll do të përballen me shtetin”, tha ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.
RAPORTI I PLOTE I KONTROLLEVE NE MINIERAT E BULQIZES
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka urdhëruar kontrollin e plotë të subjekteve që veprojnë në rajonin krom mbajtës të Bulqizës.
Grupi i kontrollit përbëhej nga specialistë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore; Repartit të Inspektim, Shpëtim, Minierave; Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë
Ky kontroll u krye për 39 subjekte, përfshirë koncesionarin kryesor, dhe u zhvillua në një periudhë një mujore. Pasi u njoh me raportin e grupit të kontrollit, në cilësinë dhe përgjegjësinë e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Z.Gjiknuri komunikoi masat sa më poshtë.
PEZULLIMI I ALBCHROME, JA KUSHTET
Pezullim i pjesshëm i punimeve në shfrytëzimin e rezervave minerare, në zonën koncesionare të kompanisë Albchrome deri në realizimin e detyrimeve të mëposhtme:
Të realizojë Programin e Investimeve në objekt, per dy zerat kryesore te Fazes se II-te:
a) hapjen e traverbangeve te Klosit
b) thellimin e Pusit 9 deri ne nivelin XX.
Koncesionari të vërë sa me parë në punë sistemin e ajrimit të detyruar në minierë (ventilatorit stacionar) dhe brenda muajit Shkurt 2014 do te duhet te bëjë verifikimet e nevojshme, përcaktimin dhe miratimin nga strukturat shtetërore përgjegjëse të niveleve dhe pjesëve të minierës së kromit Bulqizë që do të duhet të trajtohen si minierë me regjim gazi.
Koncesionari te respektoje afatet kohore te zbatimit te programit te investimeve dhe hapjen dhe pergatitjen per shfrytezim te rezervave te kromit nen nivelin 16.
Koncesionari të marre masa të menjëhershme per plotësimin e mangësive dhe pa rregullsive te konstatuara per sigurinë dhe mbrojtjen ne pune te punonjësve, per te cilat RISHM te mbaje nen kontroll zbatimin e tyre.
PËR LEJET E TJERA MINERARE
Për arsye të mos respektimit të kushteve të përcaktuara në lejet minerare pezullohen në shfrytëzimin e rezervave minerare 17 leje me afat të pacaktuar, deri në realizimin e detyrimeve të përcaktuara nga grupi i kontrollit.
“EGI-K” Sh.p.k Leje Nr. 1460/1
“Kevger” Sh.p.k Leje Nr.1483
“Isaku” Sh.p.k Leje Nr.1214/2
“Alb Lea International” Sh.p.kLeje Nr.1419
“Klervi Bris” Sh.p.k Leje Nr.1163/1
“Lubima” Sh.p.k Leje Nr.1498
“EGI-K” Sh.p.k Leje Nr.1155
“Ylberi” Sh.p.k Leje Nr.1295
“Geri’s 2002” Sh.p.k Leje Nr.1485
“Klervi Bris” Sh.p.k Leje Nr.1283
“Gentari” Sh.p.k Leje Nr. 934
“Gentari” Sh.p.k Leje Nr.1281
“Mara 2011” Sh.p.k Leje Nr.1442
“Drini Bulqiza” Sh.p.k Leje Nr. 1282/1
“Pakti” Sh.p.k Leje Nr.1082
“Erli-D” Sh.p.k Leje Nr.1590
“Kardutex” Sh.p.k Leje Nr.1271/1
LEJET E REVOKUARA
Revokohen 5 leje plotësisht për shkak të zhvillimit të aktivitetit minerar në zonën e rrezikshme dhe për shkak të përfundimit të aktivitetit minerar.
Leje Nr. 975
Leja Nr. 1222
Leja Nr.1486
Leje Nr.1443
Leje Nr. 1442
Revokohen pjesërisht 5 leje minerare për përdorim të pjesshëm të sipërfaqes së mineralit në zonë të rrezikshme. Për këto leje do të rikoordinohet trupi minerar për tu shfrytëzuar.
Leja Nr. 1294
Leja Nr.1482
Leja Nr.1271/1
Leja Nr.1465/1
Leja Nr. 1459
Pezullohen leja e subjektit të licencuar për lëndët plasëse (Gentari Sh.p.k) , deri sa të krijojë kushtet teknike për administrimin dhe mbajtjen e tyre.
Ndërkaq, grupi i kontrollit vendosi të gjenden forma për tu larguar nga zona e rrezikut për shfrytëzimin e shtresës minerare, në mënyrë të veçantë në zonën D, pajisje me personel teknik gjeologjik dhe shfrytëzues të të gjitha subjekteve, bazuar në ligj dhe respektim të kushteve të punës e rregullave të sigurimit teknik.
Kërkesat e mësipërme janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha subjektet. Në rast mos përmbushje detyrimi brenda 10 ditësh, masa e pezullimit do të kalojë në revokim të plotë të lejeve minerare.
Redaksia online
(sg/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO