Presidenti i Malit të Zi thotë se Shengeni Ballkanik nuk ka asnjë qëllim të krijojë një union ballkanik për të zëvendësuar faktin që BE nuk e ka më në krye të axhendës zgjerimin e BE-së. Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve shqiptare, presidenti malazez tha se nuk ka asnjë shans që kjo nismë të ndryshojë strategjinë për integrimin në BE, madje sipas tij, shengeni ballkanik ka synim ta përshpejtojë këtë proces.
"Mendoj që është shumë e qartë. Nuk mendoj se pjesëmarrja e të gjithëve në këtë dialog në vetvete përmban idenë e krijimit të ndonjë bashkimi, bashkimi ballkanik për të zëvendësuar anëtarësimin tonë në BE. Ne dëshirojmë të jemi anëtarë të BE, në këtë fushë ne kemi kohë që punojmë dhe kemi negociuar për 7 vjet me BE prandaj nuk jemi të gatshëm të ndryshojmë drejtimin strategjik tani. Nuk kemi marrë asnjë informacion të ri që do të ngurronim, kemi deklaruar që jemi kundër çdo ideje për të ndërruar rregullat e lojës tani, sepse rregullat janë vendosur në Selanik në 2003, dhe më tej në 2013 kur filluam bisedimet. Mali i Zi nuk do të donte ta zëvendësonte këtë gjë me bashkim tjetër. I njohim të gjitha iniciativat rajonale që na sjellin më afër këtij qëllimi. Mbështetja e BE dhe institucioneve të tij, dhe SHBA, për mua personalisht ndihmojnë për ta përshpejtuar anëtarësinë tonë në BE dhe do të largojë padurimin e qytetarëve tanë për të hyrë në BE sa më shpejt", tha Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic
Lajmi kryesor:
Vetëm Kosova e Bosnja 'JO' Shengenit Ballkanik, Rama: I vetmi që ula Serbinë pa kushte...SHBA dhe BE në krah! Vuçiç: Do jetojmë në paqe apo luftë?! (VIDEO)
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1471
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën
25 Dhjetor, 21:43
-
Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë
25 Dhjetor, 20:46
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi
25 Dhjetor, 10:27
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09