Teksa në Gjermani mbahej samiti i radhës në kuadër të procesit të Berlinit, Tirana mirëpriti Ministerialin BE-Ballkani Perëndimor për Punët e Brendshme dhe Drejtësinë.
Gjatë punimeve, ku pjesë ishte edhe eurokomisionerja për punët e brendshme Ylva Johannson, ministri Çuçi tha se ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për sigurinë botërore.
“Tashmë rendi ndërkombëtar po përballet me disa shkelje të rënda sic është lufta e paprovokuar brutale dhe agresore e Rusisë kundër Ukrainës dhe Shqipëria që nga momenti i parë i këtij konflikti ka qëdruar në krah të së drejtës duke dënuar këtë akt të rëndë. Lufta përvec mizorisë e brutalitetit po sjell dhe pasoja të mëdha në stabilitetin dhe sigurinë e vendeve europiane dhe më gjerë. Prandaj politika e zgjerimit është thelbësore për të arhdmen e vendeve që aspirojnë të jenë pjesë e BE si në rastin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Bledi Çuçi.
Duke u ndalur në çështjen e emigrimit, çështje e cila kohët e fundit ka përplasur verbalisht edhe kryeministrin Rama me Britaninë e Madhe, Çuçi tha se Shqipëria po jep kontribut në menaxhimin e fenomenit të migrimit nga vendet e lindjes në drejtim të vendeve të BE.
“Shqipëria ka dhënë dhe po jep një kontribut të qenësishëm në përballimin e flukseve migratore që vijnë transit në vendin tonë nga Afrika dhe Lindja e Mesme me destinacion final BE. Dua të theksoj se bashkëpunimi ynë me Frontex është histori suksesi ndonëse nuk jemi vend anëtar i BE”, tha tha Bledi Çuçi.
Ministeriali mes vendeve të BE e Ballkanit Perëndimor, riktheu në Tiranë edhe ish ambasadorin e BE në vendin tonë, Luigi Soreca.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar, merr miratimin e ministrave të Jashtëm të BE, nis mandatin më 1 shkurt
27 Janar, 13:00
-
Studimi i publikuar nga PE: Mjedisi politik në Shqipëri i polarizuar! Parti të dobëta opozitare, qeveria pritet të fitojë gjerësisht në zgjedhje
25 Janar, 11:54
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Mirosllav Lajçak
19 Janar, 12:11
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Ministri i Brendshëm takim me homologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi
16 Janar, 13:40
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06