Ministja e Jashtme e Kosovës: Serbia dhe Rusia, kërcënimet më të mëdha të stabilitetit në Ballkan

Ministja e Jashtme e Kosovës: Serbia dhe Rusia, kërcënimet më të mëdha të stabilitetit në Ballkan

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla

Serbia dhe Rusia janë kërcënimet më të mëdha të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, tha para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla.

“Serbia është kërcënimi më i madh për normalizim të raporteve dhe stabilitet në rajon”, tha Gërvalla.

Ajo tha se Kosova është pjesë e Perëndimit, “ndërkaq Serbia vazhdon të jetë satelit i Serbisë”, duke shtuar se sipas saj, kjo është arsyeja pse rajoni i Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë i paqëndrueshëm. Ajo tha se me armatosjen e vazhdueshme të Serbisë, të gjitha vendet e rajonit janë të kërcënuara nga Serbia, pasi tha se ky shtet ka një “ushtri që është e gatshme të sulmojë”.

Gjatë fjalimit të saj, Gërvalla po ashtu foli edhe për sulmet e fundit ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në afërsi të pikëkalimeve kufitare me Serbinë, duke i cilësuar si “terroriste” dhe duke fajësuar Beogradin se po lejon që ato të ndodhin.

“Sulmet po vijnë nga territori i Serbisë dhe ato do të ishin të pamundura nëse [presidenti i Serbisë, Aleksandar]Vuçiq nuk do t’i toleronte ato”, tha Gërvalla.

Kosova, sipas kryediplomates Gërvalla, është e gatshme për dialog me Serbinë, si mënyrë për të ecur përpara, por ajo tha se Serbia fillimisht duhet të “pranojë realitetin" se Kosova është shtet i pavarur, duke përsëritur kërkesën e Kosovës se ky proces, që ndërmjetësohet nga BE-ja, duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Serbia: Qeveria e Kosovës me qasje diskriminuese ndaj serbëve

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Sellakoviç, përmendi vendimet e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e një referendumi kushtetues serb, dhe më pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 3 prillit.

“Kjo ishte hera e parë që prej 1999 që qytetarëve serbë iu ndalua marrja pjesë në zgjedhje. Institucionet në Kosovë edhe njëherë demonstruan qasjen e tyre diskriminuese”, tha ai.

Sellakoviç kujtoi protestat e serbëve në shtator të vitit të kaluar, për shkak të masës së reciprocitetit për targat nga Serbia, duke thënë se ky vendim kishte për qëllim “frikësimin e serbëve".

Ai tha se serbët në Kosovë po përballen me kërcënime dhe qasje diskriminuese nga institucionet e Kosovës.

“Serbët po kërcënohen, po inkurajohen të largohen nga shtëpia e tyre dhe të zhvendosin po dekurajohen të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha ai.

Duke folur për dialogun e ndërmejtësuar nga BE-ja, ai kërkoi që Kosova të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura, veçmas atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“[Qeveria e Kosovës] thotë se themelimi i Asociacionit nuk do të lejohet. Kjo vetëm që nuk minon dialogun, por direkt poshtëron faktorin ndërkombëtar, së pari BE-në”, tha Sellakoviç.

UNMIK dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Ndërkaq, përfaqësuesja e posaçme e OKB-së në Kosovë, njëherësh udhëheqësja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, përmedi disa prej zhvillimeve kryesore.

Ajo tha se sulmet e fundit të raportuara ndaj Policisë së Kosovës, janë sulme kriminale dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët dhe kushdo që ka informacione për keqbërësit duhet t’iu drejtohet institucioneve, në mënyrë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Ziadeh po ashtu foli për vendimin e Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe, duke thënë se i “vjen keq” për një vendim të tillë.

UNMIK, sipas saj, do të vazhdojë të mbështesë institucionet e Kosovës dhe shoqërinë civile. Por, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se UNMIK nuk mund të jetë një mision administrativ sepse Kosova ka qeveri të saj, prandaj “UNMIK më nuk po luan rol në jetën e qytetarëve dhe shtetit tonë”./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 21/04/2022 19:42

    Kurse Rama iu mban krahët edhe Rusit edhe serbit, perfaqsuesi shqiptarë në KS me urdhër të shefit u mundua ta mbroj ”balkanin e hapur serborus ” ky është mjerim për të gjithë shqiptarët…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja