Ministrat e Eurogrupit, pro dhe kundër kriptovalutës së Facebook-ut, 'Libra' (VIDEO)

Në Helsinki është zhvilluar takimi joformal i Eurogrupit me ministrat e financave, të cilët kanë diskutuar problemet e mjedisi dhe kriptovalutën. Në një vështrim jo të shpejtë, të dyja çështjet  kanë shumë të përbashkëta.

Ndër vendet më të ndjeshme për çështjen e mjedisit është Gjermania, ministri përgjegjës i së cilës, Scholz,  thotë se: Ne kemi një sistem shumë të mirë evropian të emetimeve në natyrë, por ende jemi duke kërkuar mënyra për të zvogëluar emetimin e dioksidit të karbonit në raport me ngrohjen globale, mbetjet, bujqësinë dhe sipërmarrjet e vogla.

"Dhimbje të forta stomaku" për Francën veçanrisht për kriptovalutën ‘Libra’, monedha virtuale e Facebook-ut, e cila do të bëhet efektive duke filluar nga viti 2020. Për këtë projekt, Mark Zuckerberg tashmë është takuar me Guvernatorin e Bankës së Anglisë Mark Carney, me disa përfaqësues të Thesarit të SHBA dhe menaxherë të ‘Western Union’, një kompani e specializuar në transferimin e parave me kosto të ulët midis individëve.

Por Parisi dëshiron ta vendosë anash problemim. "Është çështje e sovranitetit monetar. Në këto kushte ne nuk mund të lejojmë zhvillimin e Libra-s në territorin evropian" tha ministri i financave Lemaire.

Por veç ministrit francez, të gjitha Bankat Qendrore mendojnë të njëjtën gjë. Duket se askush nuk është i gatshëm të heqë dorë nga monopoli i parave për të mirën e një operatori të vetëm, i cili, në të vërtetë, është në telefonat inteligjentë dhe në të gjithë PC-të e më shumë se 4 miliardë njerëzve në mbarë botën.

Në muajin qershor, kompania e mediave sociale Facebook zbuloi planet për të hedhur në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra, e cila do të jetë më e madhja kriptovalutë.
Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp.

Përpjekja për të vënë në qarkullim në internet një monedhë dixhitale alternative me ato aktuale, është mbështetur nga 27 kompani të tjera, ndër të cilat janë gjigandët e telekomunikacionit Vodafone, Ebay dhe kompanitë e pagesave Mastercard, Visa dhe PayPal, të gjithë bashkë-themelues, me të njëjtën fuqi vendimmarrëse.

Facebook tha se Libra do të menaxhohet në mënyrë të pavarur, dhe se pagesa me të do të ishte po aq e lehtë sikurse shkëmbimi i mesazheve. Teknologjikisht e ngjashme me Bitcoin, Libra do bëjë të jetë e vlefshme për shumë njerëz që nuk kanë një llogari bankare por që zotërojnë një celular.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Kemi ndërtuar një qytet më solidar, e nisim vitin si Kryeqyteti Mesdhetar i Kultures

Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Kemi ndërtuar një qytet më solidar, e nisim vitin si Kryeqyteti Mesdhetar i Kultures