Ministrat e Jashtëm të BE-së
diskutojnë për bisedimet Kosovë-Serbi

Ministrat e Jashtëm të BE-së<br />diskutojnë për bisedimet Kosovë-Serbi
TIRANE- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian pritet të diskutojnë të hënën në Luksemburg lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi. Siç dihet Bashkimi Europian pritet që javën e ardhshme të marrë vendim nëse Serbisë do t’i jepet data për fillimin e negociatave të anëtarësimit, ndërsa Kosovës Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Vendimi përfundimtar rreth këtyre dy çështjeve pritet të merret në takimin e Këshillit Europian që mbahet më 27 dhe 28 qershor.

Sipas axhendës së publikuar gjatë këtij takimi diplomatët e 27 vendeve anëtare në kuadër të diskutimit për Ballkanin Perëndimor do të flasin edhe për negociatat Kosovë-Serbi.

Kur është fjala te Kosova dhe Serbia siç dihet BE pritet të marrë vendim nëse Serbisë do t'i jepet data për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE pikërisht duke u bazuar në rezultatet e dialogut me palën kosovare, ndërkohë pritet të merret edhe një vendim nëse edhe Kosova do të shpërblehet me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Por sipas njoftimit të BE-së këto vendime mund të mos merren gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm. Aty paralajmërohet edhe një debat për ditën e martë që do të mbahet në Këshillin për Çështje të Përgjithshme të BE-së, ndërkohë që vendimi përfundimtar rreth këtyre dy çështjeve mund t'iu mbetet në dorë edhe shefave të shteteve të BE-së. ”Kjo çështje mund të jetë në agjendë të Këshillit Europian më 27 dhe 28 qershor” thuhet në njoftim.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin