Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen në Bruksel për Ballkanin dhe Venezuelën

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen në Bruksel për Ballkanin dhe Venezuelën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar lidhur me disa cështje ndërkombëtare, përfshirë edhe takimin e fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë që u zhvillua në datë 9 maj me ftesë të Presidentit Ilir Meta.

Në përfundim të takimit në mesjavë përmes një deklarate të përbashkët iu drejtua Brukselit që të përshpejtonte procesin e integrimit të rajonit. Mbledhja e sotme e Këshillit do drejtohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme Federica Mogerini.

“Ministrat pritet të flasin edhe për takimin e fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë,” thuhet në njoftim. Në takim do të diskutohet edhe për cështje të tjera nga Venezuela, Libia, por edhe konflikte të tjera në Afrikë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash