TIRANE – Katër ministrat e rinj të Qeverisë Berisha u betuan sot përpara Presidentit të Republikës, Bamir Topi, bëri të ditur presidenca në një njoftim për shtyp. Bëhet fjalë për zv/kryeministrin e dhe ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Edmond Hashinasto, ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panaritin, ministrin e Brendshëm, Flamur Noka dhe ministrin e Shëndetësisë Vangjel Tavo.
“Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekreteve të emërimit dhe formulës së betimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, zoti Aleksandër Flloko, Ministrat e rinj të qeverisë, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, bënë betimin përpara Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i cili u dorëzoi dekretet e emërimit dhe u shprehu urimet më të mira dhe suksese në përmbushjen e detyrave të tyre të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com