Zbatimi i këtij ligji duket se penalizon meshkujt e listës zgjedhore, pasi femrat që do të jenë pjesë e qeverisë, do të duhen të plotësohen po nga kandidatura femra, që mund të jenë dhe nga fundi i listës zgjedhore me të cilën partitë kandiduan në zgjedhjet elektorale të 23 qershorit. Ndryshimet në Kod kanë sanksionuar dhe rastet kur largohet një deputete femër. Sipas nenit 164 të Kodit Zgjedhor, vakanca zëvendësohet me një pjesëtarë të listës të së njëjtës gjini, pavarësisht renditjes në listë.
Por gjithashtu, në nenin 175 pika 2 të Kodit Zgjedhor, parashikohet se: “Kur ndaj një subjekti zgjedhor është konstatuar shkelja, KQZ zbaton si sanksion plotësues zëvendësimin e çdo vakance në listën e subjektit, në zonën ku është konstatuar shkelja, me kandidatët vijues në listë nga gjinia më pak e përfaqësuar deri në plotësimin e kuotës gjinore. Në rast se KQZ vendos aplikimin e këtij sanksioni, përjashtimi i pikës 2 të nenit 164 nuk zbatohet dhe vakanca plotësohet sipas kësaj pike”.
Më konkretisht, vakancat e krijuara nga deputetët e Partisë Socialiste në qarqet Elbasan, Durrës, Dibër, Gjirokastër e Kukës, qarqe për të cilat PS është gjobitur për mosrespektimin e barazisë gjinore, zëvendësohen detyrimisht me kandidate femra. E njëjta gjë ndodh dhe LSI, vakancat e të cilës, të krijuara në qarqet Berat, Durrës, Gjirokastër e Kukës, plotësohen me kandidate femra, pavarësisht renditjes së tyre.
Zbatimi i Kodit nuk penalizon vetëm meshkujt e listës zgjedhore, por do të bëjë që për herë të parë në Kuvend të kemi një deputete 20 vjeçare. Kejdi Mehmetaj, e lindur më 14 gusht të vitit 1994, tashmë është në Kuvend. E vendosur e 7-ta në numrin rendor të listës zgjedhore të LSI, në bazë të Kodit dhe vendimit të Ramës që ministrat të japin dorëheqjen, 20 vjeçarja do të marrë mandatin e Klajda Gjoshajt, të cilës kryeministri i ardhshëm i ka besuar Ministrinë e Integrimit Europian.
DEPUTETËT QË IKIN DHE VIJNË
QARKU TIRANË
IKIN/PS
Saimir Tahiri
Ditmir Bushati
Lindita Nikolla
Milena Harito
VIJNË/PS
Enkelejda Shkreli
Ervin Bushati
Bledar Doracaj
Blerina Gylameti
ILIN/LSI
Klajda Gjosha
Vijnë/LS
Kejdi Mehmetaj
QARKU BERAT
IKIN/LSI
Nasip Naço
VIJNË/LSI
Selfo Kapllani
DIBËR
IKIN/PS
Shkëlqim Cani
VIJNË/PS
Hasan Ceni
QARKU GJIROKASTËR
IKIN/PS
Arben Ahmetaj
Erjon Veliaj
VIJNË/PS
Vladimir Kosta
Dashamir Kamberi
QARKU FIER
IKIN/PS
Eglantina Gjermeni
Ilirian Celibashi
VIJNË/PS
Anduel Xhindi
Adelina Rista
QARKU ELBASAN
IKIN/PS
Damjan Gjiknuri
VIJNË/PS
Luljeta Arapi
IKIN/LSI
Edmond Haxhinasto
VIJNË/LSI
Miranda Rira
QARKU DURRËS
IKIN/PS
Ilir Beqja PS
VIJNË/PS
Esmeralda Shkjau
IKIN/LSI
Lefter Koka LSI
VIJNË/LSI
Bujar Derveni
QARKU LEZHË
IKIN/PS
Mimi Kodheli
VIJNË/LSI
Merjeme Delishi
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print0 01.08.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)