Ministrat teknikë përfunduan
misionin, Rama t’i nisë në shtëpi
Ministrat e LSI duhet të qendrojnë në detyrë deri në shtator? Prishja e “tepsisë” duhet të fillojë që tani edhe brenda në PS...
Ministrat e LSI duhet të qendrojnë në detyrë deri në shtator? Prishja e “tepsisë” duhet të fillojë që tani edhe brenda në PS...Procesi i numërimit të votave po përfundon dhe rezultati tashmë duket qartë: zgjedhësit i kanë besuar Edi Ramës “timonin” për të qeverisur vetëm, pa Partinë Demokratike, e cila, po ashtu si dhe LSI, ka qenë vazhdimisht nën shënjestrën e kryeministrit gjatë gjithë fushatës së tij elektorale.
Edhe për këtë e kanë votuar. Qeveria e re do fillojë punë nga shtatori, por deri atëhere, pra menjëherë, kryeministri duhet të japë një mesazh të qartë dhe të shkarkojë, pa asnjë ditë vonesë, ministrat teknikë dhe zëvendëskryeministren.
Emërimi i tyre kishte funksion të vetëm atë që të ndiqnin procesin elektoral. Tani që procesi zgjedhor mbaroi, të shtatë eksponentët e PD, që u vunë në kolltukët qeveritarë në bazë të marrëveshjes së 17 majit, duhet të shkarkohen. Emërimi i ministrave të rinj mund të bëhet vetëm në shtator dhe deri atëhere dikasteret mund të drejtohen nga zëvendësministra të zgjedhur nga PS.
Për koherencë politike, edhe ministrat e LSI-së duhet të paraqesin dorëheqjet: pasi i paralajmëruan ato njëmijë herë, që nga koha e reformës së Drejtësisë dhe pasi bënë një fushatë të tërë elektorale kundër qevërisë, ku ata vetë bënin pjesë, tani ka ardhur momenti që dorëheqjet t’i japin realisht.
Në rast se nuk e bëjnë këtë në mënyrë të vullnetshme, në këtë rast i takon kryeministrit në detyrë të marrë përgjegjësinë. Dhe, bashkë me postet e ministrave, ka edhe figura të rëndësishme në “tepsinë” e famshme, të denoncuar nga Rama, të cilët vazhdojnë të hanë, edhe me bashkëfajësinë e drejtuesve të emëruar nga Partia Socialiste.
Pasi “tepsia”, siç e pranoi Rama, gjithnjë ka qenë e përdorur nga të gjithë për të ngrënë. Mandati i zgjedhësve është i qartë: duhet filluar menjëherë nga pastrimi. Marrja e timonit vetëm do të thotë për Edi Ramën se mund të bëjë shumë zgjedhje dhe kjo është e para që duhet të përballojë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
86.2%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1833
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35