LONDËR - Në këmbë për mbi tridhjetë minuta në muajin e shtatë të shtatzënisë. Nuk ka ndodhur në autobus dhe për një grua të zakonshme. Por i ka ndodhur ministres britanike për Të Drejta të Barabarta, Jo Swinson gjatë një seance në Dhomën e Deputetëve. Asnjë nga deputetët e pranishëm nuk i ka liruar vendin. Por as ajo nuk e ka kërkuar një gjë të tillë.
Nëse nga një anë të shokon mungesa e edukatës së të pranishmëve, nga ana tjetër të bëjnë të mendosh edhe fjalët e dala nga burime pranë ministres. “Është seksiste të mendosh që Swinson nuk është në gjendje të qëndrojë në këmbë. Nuk është një invalide, është shtatzanë”.

(Në foto: Ministrja Jo Swinson (në rreth) në sallën e Dhomës së Deputetëve).
Jo Swinson është një grua 33 vjeçe. Është një mbështetëse e madhe e të drejtave të grave. Por gjithsesi ëhstë grua shtatzanë dhe do të ishte e drejtë që ajo mos liohej në këmbë për një kohë të gjatë. Të paktën këtë mendon James Forsyth, redaktor i politikës në Spectator, që në Twitter ka shkruar:
(Vlen mjaft për t’u theksuar, që asnjë nuk i ka ofruar Jo Swinson një vend të ulet. Jam mjaft i goditur nga kaq pak njerzillëk). Vështirë t’ia lësh fajin Forsyth. Por ka që e mendon ndryshe. Një burim pranë ministres ka shpejguar për Daily Mail:
“Ministrja nuk mendoi se kishte ndonjë problem. Nëse do donte të ulej, do të kishte kërkuar. Ajo është në gjendje mjaft të mirë për të zhvilluar funksionet e ministres. Si të ecë ndërsa është shtatzënë ”.

(Në foto: Ministrja Jo Swinson)
Burimi ka vijuarrrëfimin e tij “ministrja erdhi dhjetë minuta me vonesë dhe për këtë arsye mbeti në këmbë në të djathtë dhe në fund”. Në fakt, në foton e publikuar nga Daily Mail ajo shihet në këmbë, e qetë. “Ishte duke folur me një koleg dhe ishte në këmbë e lumtur”.
Për momentin e interesuara direkt nuk e ka komentuar episodin, por ka hapur debat në Britaninë e Madhe. Dhe në Tëitter gjithashtu është ngritur pyetja: “T’i ofrosh vërtet vendin për t’u ulur një gruaje shtatzënë është seksizëm? Është vërtet një mënyrë për ta bërë të ndihet e sëmurë dhe e papërshtatshme?”
Ka që mbështesin idenë se është më mirë të presësh, që të jetë vetë e interesuara që ta kërkojë, nëse ka nevojë. Por ka që në fakt bëhet fjaë thjesht për nevojën për një edukatë të mirë…

(Në foto: Ministrja Jo Swinson, ulur në një rast tjetër)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com