"Shkarkohet" Drejtori i Policise se Shtetit Haki Çako. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
 
Sipas tij, Çako është zëvendësuar nga një grua. Shkarkimet janë bërë edhe në Drejtoritë Vendore të Policisë në të gjitha qarqet.
 
Ministri Tahiri dhe Drejtori i Policisë së Shtetit kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar gratë dhe vajzat për 8 marsin.
 
Në statusin e publikuar në Facebook ministri Tahiri së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako kanë bërë të ditur se për 24 orë Policia E Shtetit do të drejtohet nga gratë dhe vajzat.