Ministri Beqaj: Femrave
s'duhet t'u vijë erë e keqe

Ministri Beqaj: Femrave <br />s'duhet t'u vijë erë e keqe
Lëvizja VETËVENDOSJE! e pengoi zhvillimin e konferencë për “Privatizimin e distribucionit dhe furnizimit të KEK-ut", nëpërmjet bombolave kundërmuese, të cilat e pamundësuan qëndrimin e mëtutjeshëm të të pranishmëve në sallën e takimit. 

Konferenca nuk vazhdoi dhe lideri i “Rockfeller” –it në Prishtinë, Haki Abazi kërkoi ndërrimin e sallës P38 të ndërtesës së qeverisë.

“Qeverisë gjithmonë i vjen era, por kësaj radhe vërtetë nuk mundemi të qëndrojmë” i ka thënë Abazi, drejtuesit të konferencës, ministrit Besim Beqaj.

Sot ishte parashikuar takimi me temën “Privatizimi i Distribucionit dhe furnizimit të KEK” i Komitetit Qeveritar për Privatizim, në të cilin ishin prezent, Ministri i Zhvillimit të Ekonomik, Besim Beqaj, Ministër i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rasiè, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, si dhe përfaqësuesit e kompanive Limak dhe Çalik.

Ministri i Ekonomisë Besim Beqaj e ka quajtur këtë një akt të ulët dhe një formë e keqe e protestës. 

“Femrave duhet t’iu vijë një aromë e mirë dhe jo të lëshojnë këso erëra të këqija. Kjo është një formë tejet e keqe e protestës”, tha ai me këtë rast. 

Lëvizja VETËVENDOSJE, nëpërmes komunikatës sqaron aksionin e dy deputeteve Albulena Haxhiu dhe Albana Fetoshit duke thënë se privatizimi i rrjetit të distribucionit dhe shpërndarjes së KEK-ut është një prej akteve më shqetësuese që ka ndërmarrë qeveria Thaçi. 

"Shitja e këtij aseti të rëndësishëm publik, duke ndërtuar një monopol privat që përfshin edhe rrjetin po edhe tregtimin e energjisë e dëmton rëndë ekonomikisht Kosovën, dhe secilin qytetar të saj. KEK-u është një ndërmarrje publike e ndërtuar dhe e mirëmbajtur nga populli i Kosovës përgjatë 50 viteve të fundit." thuhet më tej në komunikatën e Vetëvendosjes. 

Ata shpjegojnë se ndërtimi i KEK, mirëmbajtja, menaxhimi dhe zhvillimi i kësaj prone publike është bërë dhe janë paguar taksa, kanë derdhur djersën dhe kanë dhënë mundin dhe sakrificën e tyre me qindra mijëra qytetarë të Kosovës.
 "Kjo ndërmarrje duhet të mbetet publike sepse furnizimi me energji elektrike është kusht themelor për mirëqenien e qytetarit dhe të shoqërisë." konkludon Vetëvendosje.

Privatizimi i distribucionit po kundërshtohet sot nga punëtorët, organizatat e shoqërisë civile, subjekte të ndryshme politike.

Dje kryetari i Vetëvendosjes replikoi ashpër me kreun e Qeverisë Hashim Thaçi rreth privatizimit të KEK-ut për të cilin dhe është mbledhur konferenca e ditës së sotme.

/rg/shqiptarja.com/
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale