Ministri Beqaj leksion ne Zagrab:
"Urgjenca mjekësore dhe barnat"

Ministri Beqaj leksion ne Zagrab:<br />"Urgjenca mjekësore dhe barnat"
Ndërsa mjekësisa dhe tenderat e barnave janë në qendër të debateve, ministri Beqaj  kujdeset për sigurimin e shëndetësisë elektronike dhe reformës në tregun e barnave.

Ministri Beqaj në një takim në Zagreb, nënshkroi me homologun kroat  Siniša Varga planin 3- vjeçar të bashkëpunimit për shëndëtësinë dhe mjekësinë. Ku bashkëpunim pritet të ketë përfitim reciprok për të dyja vendet. Sipas këtj projekti, theks të veçantë do të kenë : funksionimi i kujdesit shëndetësor parësor dhe marrëdhëniet e tij me qeverisjen vendore; shërbimi kombëtar i urgjencës mjekësore; reforma në tregun e barnave dhe pajisjeve mjekësore; si dhe, shëndetësia elektronike.

Ministri Beqaj është kujdesur të marrë eksperiencë dhe nga përvoja kroate përsa i përket liçensimit të linjave të prodhimit të barnave në Shqipëri dhe tenderave .

Gjatë vizitës së tij në Kroaci, Ministri Beqaj pati takime edhe në Agjencinë Kombëtare Kroate për Produktet Medicinale dhe Pajisjet Mjekësore, HALMED, ku mori angazhimin e përfaqësuesve të këtij institucioni për të mbështetur modernizimin e Agjencisë Kombëtare shqiptare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si dhe për të realizuar si analiza të barnave, por edhe për të ofruar prezencë të ekspertëve GMP kroatë në liçensimin e linjave të prodhimit të barnave në Shqipëri.

Ky bashkëpunim do të shtrihet edhe në fushat e tjera të kujdesit shëndetësor, si edukimi dhe kërkimi shëndetësor; dërgimi i pacientëve shqiptarë në Kroaci për shërbim të specializuar të rasteve të veçanta

Meqënëse Ministri Beqaj u njoh në Zagreb  me përvojën e suksesshme kroate në ngritjen e një sistemi efiçent të urgjencës mjekësore, “me siguri”  do të ndihmojë që shëndetësia në Shqipëri të mos mbetet në këto nivele,por të mësojë nga eksperienca e fqinjëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar