GJIROKASTËR - Kontrolli shëndetësor bazë, do të përfshijë personat e siguruar, por edhe ata të pasiguruar. Një sërë analizash dhe diagnostikimesh, do të ofrohen falas për grupmoshën 40-65 vjeç.
Kështu është shprehur ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, gjatë një vizite mesditën e sotme në Gjirokastër, ku u njoh me kushtet që ofrojnë kabinetet ku do të kryhet ky proces. Ndërkohë ministri Beqaj i ka ftuar të gjithë qytetarët, të mos e neglizhojnë këtë kontroll me qëllim, diagnostikimin në kohë të sëmundjeve të ndryshme.
Në rrethin e Gjirokastrës, për zbatimin e programit të diagnostikimit të popullatës nga mosha 40-60 vjeç, janë në funksion 19 kabinete të kompletuar me pajisjet e nevojshme dhe me stafe mjekësore të trajnuara.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com