Ministri Buja sjell vendimin, studentët ndërpresin protestën

Ministri Buja sjell vendimin, studentët ndërpresin protestën
Ndërprehet protesta e studentëve të SKV. Pas vizitës së Ministrit të Arsimit, Ramë Buja, i cili kishte në dorë vendimin që ua lejon studentëve të drejtën për kandidim në zgjedhjet studentore, studentët e Studim Kritik Veprim e ndërpren protestën dy ditore.

Që nga dje, Lëvizja Studentore për Barazi, Studim, Kritikë, Veprim, kishte protestuar para Senatit të Universitetit të Prishtinës, duke bllokuar hyrjen e tij. 
Ata mbrëmë kanë kanë kaluar natën e ftohtë në shkallët e Rektoratit dhe më pas kanë ngritur tenda brenda oborrit te rektoratit.

Mbrëmë pati dhe aktivitete si leximi i eseve, këngë dhe shfaqje filmash që më pas pati dhe diskutim. 

Duke protestuar për të drejta të barabarta studentore, ata kërkonin shfuqizimin e vendimit për moslejimin e dy anëtarëve të kësaj lëvizjeje, Rron Gjinovci dhe Durim Jashari, që të jenë pjesë e listave të kandidatëve për zgjedhjet studentore të 6 qershorit. 

Derisa përfaqësues nga Rektorati kishin deklaruar se vendimin për këtë çështje do ta marrë Ministria e Arsimit, këta të fundit theksuan se vendimi do të jetë i gatshëm sot. 
Në mbështetje të studentëve të SKV kanë dalur KMDLNJ dhe shoqatat studentore nga Tirana, Shkupi dhe Prishtina.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza