Ministri Bumçi, takim me
ish kampionin Pietro Menea

Ministri Bumçi, takim me<br />ish kampionin Pietro Menea
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z.Aldo Bumçi u takua me Z. Pietro Menea, ish-atlet, rekordmen, politikan, avokat, Kampion Olimpik (1980) dhe mbajtës i rekordit botëror në garën e 200 metrave nga viti 1979 deri në vitin 1996, me kohën 19"72, rekord që vazhdon të mbetet ende në Europë si dhe rekordmenin aktual i Europës në kërcimin së gjati Z. Robert Emmiyan, si President i Federatës Armene të Atletikës.

Ministri Bumçi gjatë takimit u shpreh se ndihej i nderuar që Shqipërinë e viziton një nga figurat më të shquara të atletikës në Europë dhe botë i cili i ka dhënë aq shumë këtij sportit të atletikës.

Z. Mennea pas falenderimeve të rastit u shpreh se është hera e parë që vjen në Shqipëri dhe një mikpritje të tillë nuk e ka gjetur në asnjë vend tjetër që ka vizituar. “Më vjen shumë keq që nuk e kam vizituar më parë Shqipërinë, këtë vend kaq afër Italisë dhe kaq të bukur”, tha në përfundim të fjalës së tij z. Mennea.

Ardhja e Pietro Paolo Menneas dhe Robert Emmiyan në Shqipëri është programuar në kuadrin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Për këtë qëllim Federata Shqiptare e Atletikës, do të organizojë në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", ditën e enjte ora 17.30 trofeun e atletikës me emrin "Pietro Menea". Medalja e parë ju dhurua sot gjatë konferencës për shtyp Ministrit të TKRS-së, Z. Aldo Bumçi. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë rreth 50 atletë nga i gjithë ballkani.

Aktualisht Mennea ushtron profesionin e avokatit. Ai është gjithashtu autor i rreth 20 librave. Eurodeputet nga 1999-2004 në Bruksel, ndërsa nga viti 2006, së bashku me gruan e tij Manuela Oliveri, drejtojnë "Fondacionin Pietro Menea" që ka si qëllim kryesor të ofrojë bamirësi, ndihmë sociale si dhe të organizojë e drejtojë fondacione kulturore-sportive, duke i mbështetur me projektve konkretet e specifike.

Një tjetër qëllim i fondacionit që ai drejton është ai që i kushtohet mbrojtjes së sportit dhe vlerave të tij, duke promovuar luftën dhe betejën kundër dopingut si një plagë e rëndë për sportin dhe shoqërinë tonë. Gjithashtu Pietro Mennea është drejtuesi i Fondacionit “Nënë Tereza” në Itali.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë