Ministri Çeku e ambasadori Selimi ne PDK

Ministri Çeku e ambasadori Selimi ne PDK
Radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pritet t’iu bashkohet edhe gjenerali Sylejman Selimi, ish komandant i FSK-së, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë, por edhe ministri i FSK, Agim Çeku, shkrujnë mediat në Kosovë

“Brenda këtij viti do të mbahen zgjedhjet e partisë, ku do të fillojnë prej aktivëve, nëndegëve, degëve e deri në nivelin qendror. Mirëpo, dhjetori më së largu, do të jetë muaji i cili do ta gjejë PDK-në me strukturë apo legjitimitet të ri. Tashmë dihet se në radhët tona do jenë Kadri Veseli, Agim Çeku dhe Sylejman Selimi, profesorë universitarë, përfaqësues të mediave, dhe persona që kanë studiuar jashtë vendit”, thonë portalet kosovare, sipas së cilave mund të ketë mundësi që edhe ndonjë anëtar i tashëm, në të ardhmen mos të jetë pjesë e PDK-së, sepse, pritet që gjatë Kuvendit zgjedhor të zhvillohet një garë e fortë brenda partisë.

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci ka thënë se pas përfundimit të zgjedhjeve për të parin e Ferizajt, pritet që Këshilli Drejtues i partisë të vendos se kur do mbahet Kuvendi Zgjedhor. “Ende nuk dihet data e saktë, por presim orientimisht pas përfundimit të zgjedhjeve në Ferizaj, me u mbajt një takim i Këshillit Drejtues dhe të vendoset. Por, kemi thënë se do mbahet kah gjysma e vitit, që i bien brenda këtyre dy apo tre muajve të ardhshëm”, ka thënë Stavileci, duke shtuar se secilin vit ka risi për sa i takon prurjeve të reja në PDK.

“Kështu që besojmë që edhe ky vit do të jetë i tillë. Si numër nuk kemi paraparë sa mund të ketë prurje të reja, por një është e sigurt që do të ketë personalitete të çmuara edhe autoritative”, ka përfunduar Stavileci.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)