“Ne do ta fillojmë rindërtimin me institucionet shkollore dhe shëndetësore”. Kështu tha drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi gjatë një vizite në Ishëm të Durrësit, një tjetër zonë e prekur rëndë nga tërmeti i datës 26 nëntor. Bashkë me deputetin Fidel Ylli, ministri Çuçi pa afër nga shtëpitë dhe objektet e tjera të dëmtuara, mes tyre shkolla e fshatit, zyrat e njësisë administrative dhe qendra shëndetësore.
“Kjo është një nga shkollat më të dëmtuara, të cilën ekspertët e kanë nxjerrë jashtë funksionit. Do të prishet tërësisht për të ndërtuar një të re sepse kjo ka goditje në strukturë. Për nxënësit janë marrë masa me transport të siguruar të shkojnë në shkollën e Lalzit. Ndërsa për nxënësit e ciklit të ulët do të sistemohen tek ambientet e xhamisë, e cila është e sigurt. Ne do ta fillojmë rindërtimin me institucionet shkollore dhe shëndetësore”, tha ministri Çuçi.
Ndërkohë në Ishëm ka nisur aktualisht ndërtimi i zyrave të reja të njësisë administrative, në mënyrë që banorëve të mos u mungojnë shërbimet e ndryshme nga qeverisja vendore. Punimet po shkojnë drejt përfundimit për 6 zyra të reja të domosdoshme për të funksionuar ky institucion.
“Çdo gjë këtu është nën kontroll përsa i përket njohjes së problemeve dhe nevojave ku i kemi. Mbetet problem dinamik zëvendësimi i çadrave verore me çadra dimërore. Por janë duke ardhur pjesë të tjera të çadrave dimërore. Këtu shumica e banorëve kanë zgjedhur të qëndrojnë nëpër çadra pranë banesave të tyre sepse kuptohet që kanë edhe bagëtitë”, tha ministri Çuçi.
Më tej ai bëri edhe një vizitë në kabinat ku është vendosur përkohësisht qendra shëndetësore. Shërbimi nga personeli mjekësor vijon njësoj si më parë për banorët e fshatit Ishëm.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor, 15:00
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor, 17:05
-
Vlora nën ujë! Kolektorë të bllokuar dhe pompa të amortizuara, kush ka përgjegjësi për përmbytjet?! Çuçi: Verifikojmë çfarë nuk funksionoi
5 Tetor, 10:23
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Ndizen motorët/ Drejtuesit politikë të PS dhe PD-së dhe në 12 qarqe! EMRAT, kush do të përballen në zgjedhjet e pranverës 2025
8 Shtator, 13:16
-
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
8 Shtator, 12:19
-
Rama mbledh kabinetin qeveritar në Dajt, më shumë se 8 orë diskutime për prioritetet e qeverisjes! Fokusi tek strategjia e komunikimit për zgjedhjet e 2025
1 Shtator, 07:10
-
Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në Qeveri: Ja sa vota morën ministrat e rinj! Elisa Spiropali kryetare e Kuvendit
30 Korrik, 11:35
-
Kongresi PS/ Rama ndryshon qeverinë! Ikën Balla, Mete e Peleshi! 3 emra të rinj në kabinet! Malaj tek Financat, Vengu tek Mbrojtja! Hoxha ministër i Brendshëm! Spiropali Kryetare Kuvendi
28 Korrik, 07:33
-
Mandati i Xhaçkës, Bardhi: PS po injoron Kushtetutën! SPAK të veprojë, mos zbatimi i vendimeve, vepër penale
24 Korrik, 14:40
-
Reforma zgjedhore, Report Tv zbardh draftin! PS-PD dakordësi për 2/3 e listës së hapur dhe votën e emigrantëve! Mblidhen 'Ligjet'
24 Korrik, 11:52
-
Vendimi i Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, PS: Nuk mund të imponojë votën e deputetëve! Do kërkojmë interpretimin e Komisionit të Venecias
24 Korrik, 11:49