Ministri Damian Gjiknuri takim
me CEZ, KESH dhe OST
Ministri i sapoemëruar i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri zhvilloi ditën e djeshme një takim me drejtuesit e kompanive “CEZ Shpërndarje”, Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).
Ministri i sapoemëruar i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri zhvilloi ditën e djeshme një takim me drejtuesit e kompanive “CEZ Shpërndarje”, Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST). Qëllimi i takimit ishte informimi mbi situatën më të fundit elektroenergjetike në vend dhe masat e marra për të garantuar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike për muajt e ardhshëm.
Ministri Gjiknuri deklaroi, se pavarësisht periudhës së ndryshimit të qeverisë, ritmet e punës në këto institucione nuk duhet të ulen, por të garantohet një angazhim maksimal në kryerjen e detyrave ligjore. Ministri kërkoi sigurimin e furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike të konsumatorëve me çdo çmim dhe me çdo kusht.
Gjiknuri kërkoi gjithashtu që t’i kushtohet rëndësi qëndrueshmërisë financiare, duke shmangur shpenzimet e panevojshme në të tri shoqëritë.
Pak ditë më parë, ish-ministri i Industrisë Viktor Doda tha se gjendja energjitike në vend paraqitet tepër serioze. Sipas tij, rezervat ne kaskadën e Drinit mjaftojnë vetëm për dy muaj.
Doda e ka cilësuar si dështim të madh privatizimin e CEZ-it nga qeveria e mëparshme.
Nga ana e tij, Pajtim Bello, ish-zv.ministër i Industrisë, deklaroi se përballja me këtë katastrofë kërkon punë, programim, vendosmëri politike e qytetare, fonde financiare nga buxheti i shtetit dhe shëmbjen e një tradite të keqe të sjelljes ndaj burimeve të energjisë, në tërësi dhe të atyre elektrike, në veçanti.
Janë shumë masa e veprime, që mund dhe duhet te formatizohen në dokumente të rëndësishëm të Parlamentit, të qeverisë, të ministrive, institucioneve apo agjencive shtetërore, të njësive të qeverisjes vendore, të operatorëve të Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar, tha ai, në një intervistë për Shqiptarja.com.
Shkrimi u publikua sot (17.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35