Ministri francez i Mbrojtjes, Jean Yves Le Drian, mbërriti sot në bazën ushtarake të Al Dhafra, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të shpjegojë rolin e Parisit në koalicionin ndërkombëtar kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik (ISIS), sipas një burimi diplomatik.
"Që nga ky mëngjes, fluturimet e para zbulues do të zhvillohen në marrëveshje me autoritetet irakiane dhe ato të Emirateve", deklaroi ministri në bazën Al Dhafra.
Avioni që transportonte Drianin u ul sot në mëngjes në këtë bazë ushtarake ku qëndrojnë ushtarakë francezë, si dhe gjashtë avionë të tipit "Rafale", një avion furnizues i tipit "Boeing C-135? dhe një avion zbulues i tipit "Atlantic" i marinës franceze, sipas një gazetari në terren.
Baza ndodhet 30 kilometra në jugperëndim të Abu Dabit. Ministri do t'i drejtohet ushtarëve francezë (rreth 750 në Emirate) dhe do të takojë princin trashëgimtar, Sheik Mohammed, për të shpjeguar rolin e Francës në koalicionin antixhihadist.
Gjatë këtij takimi nuk do të flitet vetëm për Irakun por edhe për Libinë. Driani do të shkojë më pas në Egjipt./ATSH/
/Shqiptarja.com