ATHINË - Dalje të Greqisë nga recesioni dhe rritje të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm (PPB), më herët nga shtimi i borxhit, që nga viti 2014, parashikon, ministri i Financave të Gjermanisë, Volfgang Schauble, duke refuzuar mundësinë e një “qethjeje” të re të borxhit.
“Greqia do të mundte që nga 2014-a ta ketë lënë pas më të keqen”, thekson.
“Qethje” të borxhit bëmë në 2011. Bondet shtetërore të Greqisë u reduktuan vullnetarisht nga gjithë kreditorët jo publikë, në masën 53%. Këtë nuk do ta bëjmë përsëri.
Një “qethje” e dytë të borxhit nuk do të ketë, deklaron Schauble në një intervistë për versionin elektronik të gazetës Die Zeit dhe shton se, “për t’u reduktuar tërësisht barra e borxhit, duhet që borxhi të rritet më ngadalë nga sa fuqia ekonomike dhe kjo do të mund të ndodhte faktikisht edhe që nga viti i ardhshëm, kur vendi të dalë nga recesioni – Greqia atëherë do të mund të ketë lënë pas më të keqen”.
Ministri gjerman, i referohet veç të tjerash, zhvillimeve pozitive të periudhës së fundit në Greqi, duke thënë se programi që po zbatoher po sjell rezultate dhe veçon si shembull turizmin.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com