Ministri Gjiknuri: Ligj i ri që
synon liberalizimin e tregut

Ministri Gjiknuri: Ligj i ri që<br />synon liberalizimin e tregut
TIRANE- Liberalizimi i tregut të energjisë nëpërmjet ndryshimit të legjislacioni, ishte kryefjala e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në forumin për çështjet e sektorit të energjisë. Ai tha gjithashtu se duhen riparë HEC-et private. “Parësore është reforma në sektorin e energjisë. Pak më parë shtyjmë ligjin për energjinë e rinovueshme, qëllimi ishte të fitojmë kohë në mënyrë që të dialogojmë. Duhet të rishikohen HEC-et private. Ka probleme financiare në sektorin energjetik. Do miratojmë shumë shpejt ligjin e ri për energjinë që synon të liberalizojë tregun e energjisë”, - tha ministri Gjiknuri
 
Italianët
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, i pranishëm në këtë aktivitet, kërkoi vëmendje më të madhe nga ana e qeverisë, sidomos për normat rregullatore që duhet të përshtaten me ato të BE-së.“Italia e sheh me interes të veçantë sektorin e energjisë në Shqipëri, si një sektor të rëndësishëm. Por ky sektor duhet të monitorohet. Duhet krijuar një marrëdhënie korrekte me investitorët dhe duhen riparuar problemet aktuale.

Duhet vlerësuar edhe produktiviteti dhe faturimi. Faturimi është problemi i parë që duhet zgjidhur për të krijuar një ekuilibër. Duhet të sigurohet një plan për investitorët, pasi investimet tona duhet që të rikuperohen pas një kohe. Rëndësi i duhet kushtuar edhe normave rregullatore, të cilat duhet të jenë të adaptuara me rregullat në Europë", tha Ambasadori italian, Massimo Gaiani.
 
Shkrimi u publikua sot (25.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç