Ministri Gjiknuri me drejtuesit e CEZ
KESH e OST për situatën energjetike

Ministri Gjiknuri me drejtuesit e CEZ<br />KESH e OST për situatën energjetike
TIRANE- Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtuesit e kompanive “CEZ Shpërndarje”, Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST). 

Qëllimi i takimit ishte informimi mbi situatën më të fundit elektroenergjetike në vend, dhe masat e marra për të garantuar furnizimin e pa ndërprerë me energji elektrike për muajt e ardhshëm.

Ministri Gjiknuri deklaroi, se pavarësisht periudhës së ndryshimit të qeverisë, ritmet e punës në këto institucione nuk duhet të ulen, por të garantohet një angazhim maksimal në kryerjen e detyrave ligjore.

Ministri kërkoi sigurimin e furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike të konsumatorëve me çdo çmim dhe me çdo kusht. 

Gjiknuri kërkoi gjithashtu, që t’i kushtohet rëndësi qëndrueshmërisë financiare duke shmangur shpenzimet e pa nevojshme në të treja shoqëritë.

Redaksia Online
(j.k/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë