Ministri Gjiknuri në Vaun e Dejës:
Jo më import të energjisë elektrike

Ministri Gjiknuri në Vaun e Dejës:<br />Jo më import të energjisë elektrike
SHKODER- Shqipëria nuk do të importojë më energji nga jashtë! Ministri i Energjitikës dhe Industrisë, e ka thënë sot, duke inspektuar hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe Komanit.

“Me ndryshimet e reja klimaterike, bie poshtë paketa e parashikuar për import të energjisë, duke dhënë lajmin e mirë se  nuk do të ketë probleme me furnizimin me energjinë elektrike”- tha Gjiknuri.

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë rritur nivelin e ujit në hidrocentrale çka ka sjellë përmirësim të situatës hidroenergjitike, duke garantuar furnizimin me energjinë në vend.
 
Ndërkohë ai shtoi se  kuotat deri tashti janë të menaxhueshme, por nëse prurjet do shtohen siguroi se hapja e portave do të bëhet e kontrolluar duke lajmëruar edhe banorët. 

"Nëse do ketë prurje të tilla uji, të papërballueshme, në bazë të rregullores, gjë që është parashikuar që kur janë ndërtuar këto vepra energjetike, dhe në koordinim të plotë me të gjithë strukturat e emergjencës, do të merren masat dhe do të lajmërohen njerëzit në kohë. Ajo që është më e rëndësishme për ne, që është një lajm i mirë, është që po bie shi. Është gjëja më e mirë për këtë vend që koha e lagësht është kthyer."- tha Gjiknuri.

Ministri i Energjitikës ka kërkuar menaxhim të mirë financiare dhe transparencë.
"Korporata faktikisht është në një gjendje të vështirë financiare për shkak të situatës me shpërndarjen, duke akumuluar borxhe të mëdha, qindra milionë dollarë. Është e pafalshme që korporata në këtë situatë të menaxhohet keq, siç ka ndodhur më parë, duke pasur edhe raste skandaloze abuzimi që janë bërë publike në media. "- tha Gjiknuri duke iu referuar denoncimit  në Fiks fare ku një skaf me vlerë 35 mijë euro është blerë 250 mijë euro në hidrocentralin e Komanit.

Ministri është njohur nga afër me gatishmërinë e hidrocentraleve, rezervat hidrike por dhe me stafin teknik dhe administratën.
Gjiknuri shpresonte se kuotat do të përmirësohen dhe se.struktura të posaçme po monitorojnë situatën e dimrit.

"Fierza duke qenë një basen më i madh është akoma nën nivelin që pritet, por shpresojmë me prurjet që do të vijnë të ujërave, kuota do të përmirësohet. Unë më vonë do të bëj edhe një inspektim në hidrocentralin e Komanit. Jemi duke e ndjekur situatën. Mbi të gjitha gjithçka po menaxhohet sipas rregullores. Edhe në ministri, edhe në korporatën elektroenergjetike funksionojnë strukturat e posaçme për të ndjekur këtë situatë të dimrit, gjë që gjithmonë ka të papriturat e saj."

Redaksia online
 (b.g/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ciceron/'Unë mund të fle kudo' ekspozitë në Tiranë! 'Menaxheria e Qelqtë' shfaqet në Gjirokastër! Diskutim për librin 'Vegjetariania' në Shkodër

Ciceron/'Unë mund të fle kudo' ekspozitë në Tiranë! 'Menaxheria e Qelqtë' shfaqet në Gjirokastër! Diskutim për librin 'Vegjetariania' në Shkodër