Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia me projektin e tij “A Place in the Sun”.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve Blendi Gonxhja bën me dije se juria e përbërë nga Adela Demetja, Katerina Gregos, Blanche de Lestrange, Elian Stefa dhe Arnisa Zeqo zgjodhi këtë projekt si më bindësin ndër 17 aplikimet e pranuara përmes thirrjes së hapur, për arsyet e mëposhtme:
“Projekti spikat për thellësinë e kuadrit të tij konceptual dhe për saktësinë e realizimit vizual. Duke ndërthurur kërkimin arkivor, folklorin dhe imagjinatën, Korini eksploron mënyrën se si kujtesa kolektive dhe ideologjia formësojnë identitetin dhe hapësirën, duke endur lidhje mes së shkuarës shqiptare dhe ndërthurjeve të saj me Bashkimin Sovjetik. Juria vlerësoi risjelljen krijuese të arkivave pamore lokale përmes një këndvështrimi absurdist dhe lindor, si dhe qasjen e tij shumëdimensionale dhe eksperimentale ndaj historisë. I zhvilluar në bashkëpunim me kuratoren Małgorzata Ludëisiak, projekti ofron një dialog të pasur vizual dhe intelektual, në komunikim me teatrin eksperimental polak.”
Ministri shton se i uron "artistit shumë suksese në realizimin e projektit dhe presim me padurim prezantimin e pavijonit të Shqipërisë në Venecia në majin e ardhshëm".


Komente







