Vizitat në sitet kulturore të Shqipërisë bëhen më të lehta se kurrë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot nisjen e shërbimit të ri elektronik që mundëson blerjen online të biletave për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike përmes platformës e-Albania.
“Nga sot, qytetarët dhe turistët mund të blejnë biletat e tyre pa radhë, thjesht përmes telefonit ose kompjuterit, duke përfituar një eksperiencë më të shpejtë dhe moderne për vizitat kulturore në vend”, tha ministri Gonxhja.
Ky i fundit sqaroi më tej hapat që do ndiqen për blerjen e biletës.
“Zgjidhni “Biletaria online për sitet kulturore” në e-Albania; caktoni sitin që dëshironi të vizitoni; përzgjidhni llojin e biletës; kryeni pagesën online”, sqaroi Gonxhja.
Ministri theksoi se bileta vjen menjëherë në e-mail dhe është e vlefshme për 1 muaj.
Nëpërmjet këtij shërbimi mund të vizitohen:
Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë
Muzeun Kombëtar Etnografik, Krujë
Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat
Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Shkodër
Kalaja e Shkodrës
Kalaja e Gjirokastrës
Parku Kombëtar Arkeologjik Apolloni, Fier
Komente








Që të keni suksese duhet bashkëpunimi me privatët dhe shoqërinë civile
PërgjigjuPo te huajt si do i blejne?
PërgjigjuNe, shqiptaret i kemi vizituar Muzete dhe kalate e vendit tone apo parqet arkeologjike sepse ne kemi lindur dhe rritur ne Shqiperi. Ky lloj sherbimi ne e-Albania nuk eshte i domosdoshem. Biletat fizike i kemi blere pa radhe prane biletarive. Stafi i biletarive te muzeve, kalave, siteve eshte i shpejte, efikas, i pergjegjshem per te gjithe turistet vendas apo te huaj. Askush nuk ka mbajtur radhe per bileta. Kjo eshte nje mbingarkese per e-Albania.
PërgjigjuShumë mirë por turistët e huaj që zakonisht janë më të interesuarit për muzetë në Shqipëri (për fat të keq), nuk kanë llogari në e-albania. Kështu që blerja e biletës në mënyrë fizike duhet të vazhdojë
Përgjigju