Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, i Greqisë, Yannis Oikonomou ka takuar Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg pasi u kap duke blerë vota në zgjedhjet e 14 majit. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Grek shkruan se Shqipëria duhet të lejojë betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.
Sipas tij, kjo situatë po hedh hije në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa shkruan se mos lejimi i Belerit për t’u betuar nuk është në përputhje me vlerat europiane.
“U takova sot në burgjet e Durrësit, në prani të ambasadores sonë në Shqipëri, znj. Konstantinas Kamitsi, me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë, z. Fredi Beleri, i cili ka mbetur në paraburgim për më shumë se katër muaj. Për Greqinë, ky rast ishte që në fillim dhe mbetet jashtëzakonisht serioz. Respektimi i shtetit ligjor dhe të drejtave civile janë parimet dhe vlerat kryesore evropiane.
Qëndrimi i Greqisë është se në rastin e z. Beleri, nuk merren parasysh parimet e shtetit ligjor, prezumimi i pafajësisë dhe respektimi i të drejtave civile. Pala shqiptare duhet të lejojë menjëherë betimin e zotit Beleri si Kryetar Bashkie, duke respektuar vendimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Zgjerimi i situatës aktuale hedh seriozisht një hije mbi marrëdhëniet tona dypalëshe dhe nuk është në përputhje me vlerat evropiane, me gjithçka që ajo përfshin,” ka thënë ministri grek.
Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët grekë bëjnë thirrje që të betohet Beleri. Greqi po bën presion për betimin e tij dhe kjo ka acaruar marrëdhëniet mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama është treguar i qartë se kjo është çështje e drejtësisë dhe se nuk do të ndërhyjë.
Beleri dhe anëtari i shtabit të tij Pandeli Kokoveshi, akuzohen se më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, ofruan para për votat e qytetarëve. Në dosje thuhet Beleri dhe bashkëpunëtori i tij Kokaveshi ofronin 50 euro për votë, ndërsa ata u arrestuan duke dhënë paratë. Dy të pandehurit akuzohen për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’ kryer në bashkëpunim. Fituesi i zgjedhjeve për Bashkinë Himarë, ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatë të Lartë Beleri ka bërë 2 rekurse për të shpallur të paligjshëm arrestimin dhe përgjimet e prokurorisë.
Se ndoshta lirohesh.
PërgjigjuIk o i poshter nuk kemi pun me ju te dhjefsha greqin
PërgjigjuE ka thene Faik beu i Konicës se,armiku me i madh per shqiptarin ka qene e mbetet vetë shqiptari. Edhe ki mutibejlerit eshte shqiptar dhe armik i shqiptareve dhe shqiptarise ne Ballkan e ne tere boten.
PërgjigjuSerbi me kosoven greku me shqipnin, kurse ne shqiptare jena te perqare mren e jashte
PërgjigjuSlen ligji o minislesh grek te kalbet mren na plasi per marrdhanje me grekun per nji shqiptar trathtar
PërgjigjuThyj mor qafen zagar.
Përgjigju