Ministri Halim Kosova: Gati
Strategjia për semundjet e fëmijëve

Ministri Halim Kosova: Gati<br />Strategjia për semundjet e fëmijëve
Dje është zhvilluar konferenca e 14-të kombëtare e Pediatrisë. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë emra të njohur të pediatrisë dhe ku janë diskutuar shumë probleme në lidhje me sëmundjet e fëmijëve, për rrugët e parandalimit dhe trajtimit të tyre. I pranishëm në këtë konferencë ka qenë edhe Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova.

“Në këto vite kanë ndodhur ndryshime, por ende mbetet shumë për të bërë, me qëllim që angazhimet e qeverisë dhe investimet në fushën e pediatrisë të përcillen si duhet”, është shprehur ministri Kosova. Shqipëria ka arritur një përformancë të mirë e të kënaqshme sa i takon shëndetit të nënës dhe fëmijës, ndërkohë që pediatria shqiptare ka njohur zhvillime pozitive në vite.

Më tej Kosova shtoi se shërbimi terciar pediatrik, i përfaqësuar nga Departamenti i Pediatrisë në QSUT, mban në supe përgjegjësitë e liderit ndaj tërë Pediatrisë shqiptare, si dhe të zgjidhjeve të vështirësive diagnostike e terapeutike të rasteve të referuara nga i gjithë vendi", nënvizoi Kosova.

“ISKSH ka nxjerr kontratën me qendrat shëndetësore të kujdesit parësor, për miratimin e strategjisë kombëtare për fëmijët, duke siguruar që mirërritja dhe zhvillimi, dhe kontrollet për mirërritjen e fëmijëve sipas protokolleve të aprovuara nga qendrat shëndetësore dhe vaksinimi deri në moshën 15 vjeç të kryhet falas", tha Halim Kosova, Ministër i Shëndetësisë.

Gjithashtu në këtë koherencë u diskutuan shumë probleme që kishin të bënin me shëndetin e fëmijës një ndër ta ishte dhe se shkaktar i gastrointeriteve tek fëmijët nuk është mikrobi, por viruset. Në vendin tonë, por edhe në botë, rastet nga ky virus janë në shtim. "Tashmë nuk janë më bakteret shkaku i infeksioneve gastrointestinale por janë viruset.

Vendosja e etimologjisë virale është e vështirë. Në vendin tonë kanë hyrë disa teste të shpejta. Kështu që ne kemi bërë një studim tek 171 fëmijë me çrregullime gastrointestinale në të cilën 28.8 përqind janë diaretë nga rotavirusi. E vetmja që e parandalon është vaksina", tha Gjorgjina Kuli, Pediatre Infeksioniste në QSUT, gjatë koherencës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës