Ministri Halimi mjekëve:
Do e zgjidhim më mirë

Ministri Halimi mjekëve:<br />Do e zgjidhim më mirë
TIRANE - Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova ka zhvilluar dje një takim me mjekët e Kirurgjisë së Përgjithëshme dhe Urologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Takimi midis mjekëve dhe ministrit erdhi vetëm pak ditë pasi këta të fundit i dërguan një kërkesë Ministrit për të mos i zhvendosur nga ambientet ku ata janë aktualisht.

Gjatë bashkëbisedimit me mjekët, ministri Kosova u premtoi atyre një zgjidhje sa më të mirë dhe të pranueshme. Ministri gjatë bisedës me mjekët u shpreh se “Së bashku mund të ndryshojmë situatën. Të marrim vendimin e duhur që është në të mirë të pacientëve dhe tuajën.

Situata në të cilën i shërbehet pacientit nuk është e pranueshme” u shpreh ministri gjatë takimit. Ndërsa shefi i Shërbimit të kirurgjisë së përgjithëshme se duhet një zgjidhje, por jo të prishet, ai shtoi se kirurgjia është baza e fakultetit të mjekësisë dhe e QSUT-së. Gjatë takimit ka pasur debate të shumta midis mjekëve dhe ministrit.

Halim Kosova i garantoi mjekët se nuk ka asnjë urdhër për prishjen e kirurgjisë. “Nuk ka asnjë urdhr për të prishur kirurgjinë. Në spital njerëzit nuk duhet të fusin dorën në xhep. Problemi është të shikohet situata se çfarë mund të bëjmë në të mirë të pacientit.

Se si mund të ndryshojmë një nga pikat më të dobëta të sistemit shëndetësor, jo nga ana profesionale. Unë nuk dua që ana juaj profesionale të dëmtohet nga kushtet jo të mira të spitalit, por edhe shëndeti i pacientit nuk duhet të dëmtohet nga këto kushte.

Unë kam folur edhe me inxhinierë për mënyrën se si mund të përmirësohet gjendja në spital” u tha ministri mjekëve. Shefi i urologjisë Mustafa Xhani gjatë debatit u shpreh se mjekët e kanë mirëpritur inciativën, por jo që të prishet spitali. Ai propozoi që të bëhet rikonstruksioni i spitalit nr.2, por pjesë-pjesë dhe jo njëkohësisht.

DISKUTIMI

Ministri: Të ndryshojmë situatën në të mirë të pacientëve

Halim Kosova: Së bashku mund të ndryshojmë situatën. Të marrim vendimin e duhur që është në të mirë të pacientëve dhe tuajën. Nikollaq Kaçani: Ta zgjidhim, jo t’a prishim. Iniciativa është e mirë, por jo të prishet kirurgjia.

Halim Kosova: Nuk ka asnjë urdhr për të prishur kirurgjinë. Problemi është të shikohet situata se çfarë mund të bëjmë në të mirë të pacientit. Se si mund të ndryshojmë një nga pikat më të dobëta të sistemit shëndëtësore, jo nga ana profesionale. Unë nuk dua që ana juaj profesionale të dëmtohet nga kushtet jo të mira të spitalit.

Mustafa Xhani: Inicativën e Ministrisë së Shëndetësisë e kemi mirëpritur. Propozoj të bëhët rikonstruksioni, por pjesë, pjesë.

Halim Kosova: Rikonstruksion po filloi duhet të bëhet ditë-natë, jo me pacientë brenda. Sepse është në dëm të pacientit dhe tuajën.

Edmond Çeliku: Duhet të diskutohet sërisht për një zgjidhje sa më të mirë, brenda mundësive të na ndihmoni në këtë situatë të vështirë.

Halim Kosova: Unë ju siguroj një zgjidhje sa më të mirë

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës