Ministri Hasani takim me kryetaren e Komunës së Preshevës: Mbështetja e Shqipërisë jo vetëm politike, por edhe në ekonomi dhe arsim

Ministri Hasani takim me kryetaren e Komunës së Preshevës: Mbështetja e Shqipërisë jo vetëm politike, por edhe në ekonomi dhe arsim

 Ardita Sinani dhe Igli Hasani

Minstri i punëve të jashtme Igli Hasani ka takuar sot kryetaren e Komunës së Luginës së Preshevës Ardita Sinanin.

Me anë të një postimi në Facebook Hasani shprehet mirënjohës për temat e diskutuara me Sinanin.

"Kënaqësi të ndanim me të diskutime frytdhënëse mbi forcimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale, me faktorët politikë, socialë dhe ekonomikë në Luginën e Preshevës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.

Rikonfirmova vëmendjen dhe angazhimin e veçantë të Qeverisë, ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje", shkroi Hasani.

Më tej ai thekson se nu do të ketë vetëm mbështetje politike por edhe nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, të arsimit, kulturës dhe punësimit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë